PROGRAMI PËR MBËSHTETJEN E ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË NË ZONËN PATOS-MARINËZ

Ky program financohet nga Bankers Petroleum Albania Ltd dhe realizohet nga Shoqata Shqiptare e Hortikultures

Njoftime



Njoftim për raundin e katërt të shpërndarjes së materialeve për përfituesit e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi

Ka vijuar procesi i shpërndarjes së materialeve për përfituesit e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi.

Në raundin e katërt përfituan 9 persona të cilët kishin aplikuar për projekte që kishin të bënin me ndërtimin e serrave. Këtë

Njoftim për raundin e tretë të shpërndarjes së materialeve për përfituesit e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi

Ka vijuar procesi i shpërndarjes së materialeve për përfituesit e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi.

Në raundin e tretë kanë përfituar 5 persona të cilët kishin aplikuar për projekte që kishin të bënin me mekanizimin e shërbimeve

Njoftim për raundin e dytë të shpërndarjes së materialeve për përfituesit e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi

Ka vijuar procesi i shpërndarjes së materialeve për përfituesit e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi.

Në raundin e dytë kanë përfituar 8 persona të cilët kishin aplikuar për projekte që synonin përmirësimin e teknologjive të ujitjes së

Objektivat & Aktivitetet



Bankers Petroleum Albania Ltd. (Bankers) dhe Shoqata Shqiptare e Hortikulturës shpallin fillimin e një programi të ri grantesh dhe mbështetje të shumëllojshme profesionale nga ekspertë të mirënjohur të bujqësisë, në ndihmë të fermerëve të zonës Patos-Marinëz.

Duke filluar nga vit dhe për dy të tjera pasardhëse, ne do të synojmë të ndihmojmë fermerët e kësaj zone të rrisin prodhimet dhe përmirësojnë të ardhurat e familjeve të tyre, nëpërmjet mbështetjes me asistencë të kualifikuar teknike dhe ndihmave të drejtpërdrejta me inpute bujqësore.

Objektivat e tij më të rëndësishme janë:

  • Promovimi dhe mbështetja e teknologjive bashkëkohore në kultivimin e bimëve dhe mbarështrimin e kafshëve
  • Rritja e numrit të fermave që janë të angazhuara në kultivimin e bimëve me vlerë të lartë të treg (kryesisht perimeve dhe pemëve frutore në blloqe intensive)
  • Përmirësimi i mundësive të familjeve fermere për të përfituar shërbim agronomik të kualifikuar
  • Diversifikimi i formave të shërbimit këshillimor dhe rritja e nivelit profesional të konsulentëve bujqësorë lokalë


Qëllimi i projektit është ‘rritja graduale dhe e qëndrueshme e të ardhurave dhe zgjerimi i mundësive të punësimit të familjeve fermere nëpërmjet inkurajimit dhe mbështetjes të sistemeve intensive të prodhimit bujqësor’.



Realizimi i objektivave të lartpërmendura do të mundësohet nëpërmjet një sërë aktivitetesh. Midis tyre mund të përmenden;

  1. Grante për nxitjen e realizimit të teknologjive bashkëkohore të prodhimit dhe për nxitjen e prodhimit për treg
  2. Mbështetje për përmirësimin e dijeve për praktikat bashkëkohore të prodhimit
    • Përgatitja dhe shpërndarja e fletëpalosjeve për teknologjitë e kultivimit
    • Ditë të hapura fushore
    • Vizita në qendra/ferma të dalluara për implementimin e teknologjive bashkëkohore të prodhimit
  3. Rritja e kapaciteteve të ofruesve lokalë të shërbimeve (trajnimi)

Mundësi për të përfituar nëpërmjet programit të granteve konkurruese për përmirësimin e teknologjive të prodhimit

Fermerët e zonës Patos –Marinzë kanë mundësi të përfitojnë ndihmë falas, në formën e inputeve bujqësore në një nga format e mëposhtme, apo të tjera që kanë për qëllim rritjen e të ardhurave të tyre nga ferma dhe nxitjen e punësimit në bujqësi;

  • mbështetje për ndërtimin e serrave diellore (materiale ndërtimi, sisteme ujitje, filma për mbulim)
  • mbështetje për kultivimin e perimeve në tunele të përkohshëm (sisteme të ujitjes me pika, filma plastikë për mulcirim, filma plastikë për mbulim)
  • mbështetje për ndërtimin e sistemeve moderne të ujtijes (ujitje me pika, ujitje në formë shiu) dhe për ndërtimin e sistemeve moderne të plehërimit nëpërmjet ujitjes
  • mbështetje për mekanizimin e vogël të proceseve të kultivimit të bimëve (pompa ujitje, pompa spërkatëse, freza, kositëse bari, lidhëse bari)
  • mbështetje për krijimin e ullishteve dhe pemëtoreve intensive (fidanë frutorë, sisteme ujitje, sisteme të mbështetjes)
  • mbështetje për krijimin e vreshtave të reja intensive (fidanë frutorë, sisteme ujitje, sisteme të mbështetjes)
  • mbështetje për prodhimin e bimëve aromatike dhe mjekësore
  • mbështetje për përmirësimin e kushteve të rritjes së kafshëve bujqësore
  • mbështetje për iniciativat e suksesshme në krijimin e pikave të grumbullimit dhe përmirësimit të standardeve të marketimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale

Procedurat dhe afatet për përfitimin e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit



Thirrja për projekte

Thirrja e parë për projekte do të shpallet në fillim të Dhjetorit. Thirrjet do të afishohen nëpërmjet posterave, fletëpalosjve, mediave lokale dhe faqes së internetit, www.keshilluesibujqesor.al

Shprehja e interesit

Personat e interesuar do të ftohen të shprehin interesin e tyre për grante në periudhën 10 Nëntor –10 Dhjetor 2014. Personat që do të shprehin interes për të marrë pjesë në programin e granteve do të kontaktohen nga stafi I projektit për sqarime të hollësishme lidhur me aktivitetet e mundshme, procedurat e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes së fituesve.

Përgatitja dhe dërgimi i projekteve

Periudha 1-30 Dhjetor 2014 do të jetë periudha e plotësimit dhe dorëzimit të projekt propozimeve për grante.

Vlerësimi i projekt propozimeve

Vlerësimi i projekt propozimeve do të kalojë në dy faza; vlerësimi paraprak teknik nga stafi i projektit dhe më pas miratimi përfundimtar nga Departamenti i Marredhenieve me Komunitetin i Bankers.

Realizimi i projekteve fituese

Kontratat me projektet fituese do të lidhen në Shkurt 2015. Implementimi i projekteve do të fillojë nga fundi i Shkurtit 2015 dhe do të përfundojë në 30 Qershor 2015

Kushtet paraprake për të aplikuar për projekte

  • Aplikantët duhet të jenë në moshë madhore dhe banorë të përhershëm të fshatrave që përfshihen në zonën e projektit (Belina, Sheqishte, Frasher, Verbas, Zharrëz and Novoselë, Kuman, Kallm i Madh, Jagodine)
  • Aplikantët janë të ndërgjegjshëm për faktin që të gjitha përgjegjësitë për suksesin ose mos suksesin e projektit që propozojnë janë vetëm të tyret
  • Aplikantët kanë një marrëveshje paraprake për këshillim bujqësor me një nga specialistët e trainuar nga program bujqësor
  • Aplikanti është i gatshëm të mirëpresë vizitorë në parcelat ku do të realizohet projekti që propozon dhe të ndajë me ta eksperiencën e tij
  • Vlera maksimale e kërkesës për mbështetje nga projekti nuk e kalon kufirin e 300000 lekëve. 10 % e vlerës do të shkojë për mbulimin e kostove për këshillimin periodik bujqësor

Kriteret për përcaktimin e projekteve fituese

  • Origjinaliteti i projektit që propozon
  • Niveli i inovacionit në projektin që propozon lidhur me përmirësimin e teknologjive aktuale të prodhimit
  • Mundësia e zgjerimit të teknologjisë që propozon në vitet pasardhëse me mundësitë e veta
  • Lehtësia e adaptimit dhe aplikimit të inovacionit që propozon nga banorët e tjerë të zonës ku shtrihet projekti
  • Garancitë për suksesin e propozimit
  • Raporti i kontributit personal për përkundrejt ndihmës së kërkuar nga programi për realizimin e projektit që propozon
  • Mundësitë për vetëpunësim/punësim që sigurohen nëpërmjet projektit që propozon
  • Eksperienca dhe niveli i investimeve që ka realizuar në 3 vitet e fundit në projekte të ngjashme me atë që propozon
  • Sasia e pritshme e prodhimit që pritet të hedhë në treg për shkak të realizimit të projektit që propozon

Apliko Për Projekte



Shkarkoni Fromularin e Aplikimit

Shkarkoni këtu formularin e aplikimit dhe sigurohuni ta ngarkoni dhe bashkangjisni me aplikimin tuaj pasi ta keni plotësuar.
Shkarkoni Formularin

Aplikoni Tani

Emri (e domosdoshme)

Mbiemri (e domosdoshme)

Adresa email (e domosdoshme)

Përshkrim i shkurtër i projektit tuaj

Ngarkoni aplikimin


Pamje nga aktivitetet

Kontakt

Shoqata Shqiptare e Hortikulturës, Tiranë
Email: info@keshilluesibujqesor.al
Web: www.keshilluesibujqesor.al

Emri

Email

Subjekti

Mesazhi Juaj