Çfarë ofron “Këshilluesi Bujqësor”?

Artikuj profesionalë; Në rubrikën “Biblioteka e Këshilluesit Bujqësor” do të gjeni një numër të madh rubrikash lidhur me aspekte të përgjithshme të kultivimit të bimëve, ose veçori të kultivimit të bimëve të veçanta. Në secilën nga nën rubrikat do të gjeni një numër të madh artikujsh profesionalë. Klikoni në shenjën përkatëse në fundin e secilës nën rubrikë për të gjetur listën e plotë të artikujve që përfshihen në secilën prej tyre. Artikujt më të fundit mund ti gjeni gjithashtu të listuar edhe në rubrikën “Të reja”.

Kërkoni; Shkruani termin/termat për të cilët jeni të interesuar dhe klikoni mbi ikonën përbri. Këshilluesi do të listojë të gjithë artikujt ku përfshihet termi/termat tuaj.

Pyesni Këshilluesin Bujqësor; Nëse keni një problem specifik në fermën tuaj, mund të konsultoheni me Këshilluesin Bujqësor. Klikoni në rubrikën përkatëse dhe dërgoni pyetjen tuaj. Këshilluesi Bujqësor do të angazhojë ekspertët e tij më të kualifikuar për t’ju përgjigjur pyetjes suaj.

Dokumentarë profesionalë; Klikoni në rubrikën “video” për të parë listën e plotë të dokumentarëve që trajtojnë aspekte të ndryshme të teknologjive të prodhimit të bimëve.

Foto; Kini në dispozicion një galeri të shumëllojshme ku përfshihen kultivarë, praktika kultivimi, simptoma të sëmundjeve dhe dëmtuesve të bimëve, simptoma të çrregullimeve fiziologjike, etj. Fotot janë të shoqëruara me shpjegime që do ti bëjnë ato të dobishme për tu konsultuar dhe ndihmuar në shpjegimin e fenomeneve që mund të vëreni në bimët tuaja.

Inpute bujqësore; Mund të gjeni informacion për inpute bujqësore (fara, fidana, plehra, pesticide, makineri bujqësore), karakteristikat dhe mënyrën e përdorimit të secilës prej tyre.

Parashikimi i motit; Në mënyrë grafike do të informoheni për motin dhe parashikimin e tij për tre ditë në vijim. Në informacion përfshihet edhe temperature e ajrit në momentin që vizitoni Këshilluesin, si edhe parashikimi i temperaturave maksimale dhe minimale për ditët në vijim.

Përllogaritësi i nevojave për plehra; Është një nga shërbimet më të reja të këshilluesit bujqësor. Do të ju ndihmojë të përcaktoni on-line dozat e përdorimit të plehrave kimikë për bimët më të rëndësishme. Përgjigja që do të merrni do të kushtëzohet nga kushtet konkrete të tokës dhe bimës tuaj.

Përcaktuesi i sëmundjeve dhe dëmtuesve; Është gjithashtu një nga shërbimet më të reja të këshilluesit bujqësor. Duke ju përgjigjur një seri pyetjesh do të kini mundësi të identifikoni shkaktarët e dëmtimeve të bimëve tuaja, si edhe të merrni këshilla për mënyrën e kufizimit të dëmit të shkaktuar prej tyre.

Regjistrohuni; Nëse regjistroheni si përdorues i Këshilluesit Bujqësor (plotësoni kërkesat e thjeshta të formularit që shfaqet në ekran) do të informoheni rregullisht për të rejat nga ‘këshilluesi bujqësor’ dhe përfitoni shërbime të tjera.