Çrregullimet e mundshme gjatë prodhimit të fidanëve perimorë dhe masat për korrigjimet e tyre.

Ne tabelen e meposhteme do ju shfaqet nje permbledhje e  crregullimeve te mundshme gjatë prodhimit të fidanëve perimorë, shkaqet e mundshme dhe masat për korrigjimet e tyre.

Simptomat Pamja e jashtme Shkaqet e mundshme Mënyra e korrigjimit
 Tejzgjatje e fidanëve     Hijezimi, mot i vrenjtur, mbidoza uji dhe frekuencë e lartë e ujitjeve, temperatura të larta.  Siguroni maksimumin e ndriçimit diellor, reduktoni temperaturat e ajrit, rrisni koeficientin e ajrimit të serrës dhe zvogëloni temperaturat gjatë natës, mundësoni vlera të vogla negative të DIF (diferencës së temperaturave ditë-natë) në orët e para të mëngjesit, zvogëloni dozat e plehrave dhe rrisni distancat midis bimëve.
Rritja e pabarabartë e fidanëve në kasetë (jastëkëzimi) Diferencat në qarkullimin e ajrit dhe përmbajtjen e ujit midis qelizave të së njëjtës kasetë. Vendosni kasetat pranë njëra tjetrës për të mos lejuar tharjen  e qelizave anësore të tyre, ndryshoni pozicionin e kasetave anësore dhe bëni ujitje korrigjuese.
Rritje e kufizuar e sistemit rrënjor. Mungesa e ajrit në substrat, drenim i kufizuar, mbidoza të kripërave të tretshme, mbetje të kimikateve të përdorura në dezinfektimin e substratit, ose mbetje herbicidesh. Përcakto shkaqet dhe bëj korrigjimet e nevojshme.
Kalbëzim i kërcellit pranë sipërfaqes së tokës.   Kërpudha që jetojnë në tokë dhe janë shkaktare të kalbëzimit të qafës së kërcellit Shfrytëzoni substrat të dezinfektuar dhe me shkallë të lartë drenimi. Korrigjoni praktikat e ujitjes dhe të ajrimit në mënyrë të tillë që të siguroni një mjedis më të thatë.
Rritje e kufizuar e bimëve e shoqëruar me: Gjethe me ngjyrë vjollcë   Mungesë fosfori Apliko plehërime me 20-40 mg L-1 fosfor për disa ditë me radhë.
Gjethe të zverdhura   Nw shumicwn e rasteve wshtw mungesë azoti. Mund tw ndodhw qw tw jetw mungesw e hekurit. Apliko plehërime me 50-150 mg L-1  azot për disa ditë me radhë.Nw rastet e mungesës sw hekurit bwj spërkatje gjethore me plehra qw pwrmbajnw hekur.
Kërcej të vyshkur Pythium, asfiksi e sistemit rrënjor, dëmtime të sistemit rrënjor nga përmbajtja e lartë e kripërave. Verifiko praninë e pythium-it (kwrpudhws qw wshtw shkaktare e kalbëzimit tw qwfws sw kërcellit) dhe sëmundjeve të tjera kërpudhore, zvogëlo intensitetin e ujitjeve, zvogëlo dozat e plehrave.
Rrënjë të çngjyrosura Përmbajtje e lartë e kripërave në substrat për shkak të mbidozave të plehrave. Pakëso përmbajtjen e kripërave në substrat nëpërmjet shpëlarjeve me doza të larta uji.
Rrënjë normale Temperatura të ulta. Siguro temperatura të përshtatshme në mjedisin e kultivimit.
Bimë të drunjëzuara Tej kalitje. Aplikoni trajtime me tretësira me përmbajtje të lartë azoti, 3-4 ditë para trapiantimit.