dscn2533 plant-nutrition-color virus-cmv-fruit-symptomes pht10005 mand-sanguigno dscn1648 domate-fidane3 phto0017 virus-zymv mand-tangerine
fotografite

Shërbimet agroteknike ne pemëtore gjate muajit Janar.

Jemi ne zemer te dimrit. Shumica e pemeve frutore dhe sidomos atyre gjethe renese jane ne qetesi te thelle. Toka ne pemtore mund te jete e lagur , mund te jete e mbuluar me  debore. Koha mund te jete  e ftohet,mund te bjere shi.

 

Kujdes !

  • Mos  krasit, mos mbill peme ne shi e ne te ftohet.
  • Mos puno token, mos hap gropa per mbjellje fidanash ne toke te lagur, ne balte, mos hip ne peme me këmbë me balte.
  • Nqs ke  akoma ullinj pa vjele mos vil ne kohe te ftohte dhe sidomos  nese perdor shufren për te vjele. Plaget e krijuara mbyllen me veshtiresi dhe jane shkaku kryesor  i kancerit të ullirit.

 

Çfarë mund te bëni ne mot te keq ?

  • Transporto plehun organik ne parcele.
  • Kontrollo pompat, sprucatoret, programatoret, sidomos pas ngricave.
  • Pastro kanalet e ujrave te larta.
  • Pastro dhe thello kanalet ose vijat kulluese. 

 

Çfarë  mund te bëni ne kohe  te mire?

  • Krasitje te pemeve (ne zonen e ulte dhe ate kodrinore ), te ullinjeve,  te vreshtave. Krasit me pare pemet qe celin shpejt (bajamet, kajsite, kumbulllat kino japoneze).

 

Kujdes! Pemet, por sidomos ullinjte e prekur nga kanceri, krasiti mbasi ke krasitur gjithe pemet e shendetshme, digji menjëhere deget e ketyre pemeve, dizifekto plaget, dhe gjithe pemen pas krasitjes me preparate me baze bakri.

  • Nqse nuk ke perfunduar punimin baze ne vjeshte, vazhdo punimin , por jo ne balte, vetem kur toka ka lageshti normale.
  • Bej pleherimin me pleh organik te kalbur.
  • Ne tokat e pjerreta, hap tava uje mbledhese rreth  trungut te pemes, sidomos ne ullinjte e vjeter, ne tokat kodrinore  qe kjo eshte tradit,  nuk duhet harruar.
  • Bej mbjelljet e reja te pemeve frutore gjetherenese (pjeshke, kajsi , molle arre lajthi, vreshtit etj.)

2 comments to Shërbimet agroteknike ne pemëtore gjate muajit Janar.

  • ju kisha lut qe ta qitni edhe ndonji foto per ti shikuar se qysh me ba krositjen e pemeve e jo kohen por edhe foto se qysh nuk po dim se qysh edhe ku duhet me krasit ne cilin vend me pre degen

    • Klikoni ne rubriken ‘pemet frutore’. Atje do t egjeni nje numer te madh artikujsh qe flasin per menyrat dhe format e ndryshme te krasitjes. Qe te gjitha jane te shoqeruara me skica, qe shpjegojne qarte menyren dhe vendin e prerjes se degeve.

Shkruani nje koment