EUROLEGUME’  është një projekt i financuar nga Programi i Bashkimit Evropian për Kërkimin Shkencor (FP7) dhe Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit i Universitetit Bujqësor të Tiranës është pjesë e konsorciumit për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm Evropian.

 

pea flower

 

Objektivi strategjik i projektit është përmirësimi i bilancit proteinik në Evropë nëpërmjet modernizimit të sistemeve të qëndrueshme të kultivimit të bimëve bishtajore.

 

Kohëzgjatja e projektit:         2014-2017

 

 

 

Përshkrimi i projektit:

Rëndësia e bimëve bishtajore në dietën ushqimore të njerëzve, të ushqyerit e kafshëve dhe përmirësimin e sistemeve të kultivimit të bimëve është në rritje.  Përdorimi i bishtajoreve në kufizimin e një sërë procesesh të padëshirueshme të ekosistemeve bujqësore (erozioni i tokës, çlirimi i gazit karbonik, etj) mund të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të Evropës, duke kontribuar për një mjedis të sigurt dhe ushqim të mjaftueshëm për banorët e saj. Të gjitha këto arsye justifikojnë implementimin e strategjive të reja të përmirësimit gjenetik dhe të kultivimit të bimëve bishtajore, si edhe zhvillimin e teknologjive të reja të përpunimit të bishtajoreve në produkte të reja për të ushqyerit e njeriut dhe të kafshëve.

Ruajtja e një diete të balancuar është një shqetësim në rritje për qytetarët Evropianë. Përdorimi i ushqimeve të shpejta dhe me shkallë të lartë përpunimi është në rritje, duke bërë që sasia ditore e fibrave dhe proteinave që konsumojnë të jetë e pamjaftueshme. Në këtë kontekst, duhet të inkurajohet rikthimi në dietën ditore i konsumimit të produkteve që rrjedhin nga bishtajoret që mbillen në vend. Për këtë arsye, krijimi i produkteve të reja me vlera të shtuara ushqyese me bazë bishtajoret është një nga objektivat e rëndësishme të EUROLEGUME.

Dhjetëvjecari i fundit ka shënuar një deficit në rritje të nevojave proteinike për të ushqyerit e kafshëve në Evropë. Ndërsa sipërfaqja e mbjellë ne bishtajore në adresë të ushqimit të blegtorisë është zvogëluar për shkak të mospërballimit të konkurrencës nga vendet jo Evropiane, në vend të plotësimit të nevojave për proteina me importe, duhet të ofrohet ndihmë thelbësore për fuqizimin e prodhimit të bishtajoreve në Evropë. Zëvendësimi i ushqimeve me bazë sojën e importuar me të tjera me bazë bishtajoret e mbjella në vend është një nga sfidat më të rëndësishme.

Vlerat ushqyese të ushqimeve, si për njerëzit dhe për kafshët, ndikohen nga përbërja bio kimike e lëndëve të para që shfrytëzohen për prodhimin e tyre. Këto të fundit kushtëzohen si nga genotipi, ashtu edhe nga kushtet e rritjes. Është e dukshme që diversiteti gjenetik i programeve të përmirësimit gjenetik të orientuar drejt krijimit të kultivarëve për bujqësinë intensive është zvogëluar. Për këtë  arsye, diversiteti gjenetik i bishtajoreve brenda kufijve Evropianë, i përcaktuar nga diferencat kulturore dhe gjeografike të saj, është para parë si burim i një diverisiteti të gjerë gjenetik për vlerësim nga EUROLEGUME, në funksion të krijimit të kultivarëve të rinj më të përshtatshëm për prodhimin e ushqimeve për njerëzit dhe kafshët.

Mirëqenia e qytetarëve Evropianë nuk varet vetëm nga cilësia e ushqimeve, por edhe nga cilësia e mjedisit ku jetojnë. Ndryshimet klimatike po influencojnë të gjitha ekosistemet, përfshirë edhe tokën. Toka si organizëm i gjallë, është nja nga resurset më të rëndësishme të bujqësisë. Në kontekstin e aktivitetit të saj mikrobik, roli i bishtajoreve është shumë i rëndësishëm për shkak të aftësisë së tyre për fiksimin biologjik të azotit (BNF) në simbiozë me bakteriet e gjinisë Rhizobium. Përvec këtyre marrëdhënijeve simbiotike, bishtajoret janë gjithashtu bimë që zhvillojnë bashkejetesë edhe me disa kërpudha (mikorizë). Për këtë arsye, vlerësimi i shtameve gjeografikisht të ndryshme të Rhizobium dhe kërpudhave përgjegjëse për mikorizat endogjene, të specieve të ndryshme bishtajore do të rrisë shkallën e perceptimit për alternativat më të mira të rritjes së eficiencës së simbiozës së bimëve bishtajore me këto mikroorganizma.

Bujqësia intensive mundëson rendimente të larta, por mund të induktojë gjithashtu ndikime serioze negative mbi mjedisin, më së shumti të lidhura me përdorimin e plehrave kimike dhe pesticideve. Për këtë arsye, është e madhe nevoja për sisteme kultivimi inovative, lehtësisht të aplikueshme, të leverdishme ekonomikisht dhe miqësore me mjedisin. Bimët bishtajore mundësojnë diversifikimin e sistemeve agro-ekologjike. Kërkimet në kuadër të projektit EUROLEGUME do të adresohen në përmirësimin e parametrave të prodhimit, qëndrueshmërinë ndaj streseve botike dhe abiotike, fiksimin e azotit (në bimë dhe në tokë) dhe të vlerave ushqyese të bimëve bishtajore (batha, bizelja, fasulja ‘qorre’) të sistemeve të prodhimit të bishtajoreve në Evropë, nëpërmjet futjes në prodhim të genotipeve të reja nga rajone të ndryshme gjeografike, si edhe nëpërmjet shfrytëzimit/introduktimit të resurseve gjenetike ekzistuese në sisteme aktive prodhimi dhe vlerësimin e influences së bishtajoreve si në bimët pasardhëse në qarkullimet bujqësore, ashtu edhe ne  mbjelljet e ndërmjetme.

 

Objektivat shkencore afatgjata:

Shfrytëzimi i qëndrueshëm i bimëve bishtajore dhe burimeve tokësore me qëllim që t’u garantohet qytetarëve Evropianë ushqim i balancuar dhe i sigurt, si edhe proteina me cilësi të lartë në dietën e tyre ditore në përmjet rritjes së konkurrueshmërisë së prodhimit të bimëve bishtajore për ushqimin e njeriut dhe të kafshëve.

 

Objektivat shkencore afatshkurtra:

  • Vlerësimi i resurseve gjenetike lokale të bathës, bizeles dhe fasules ‘qorre’ në funksion të krijimit të kultivarëve të rinj për ushqimin e njeriut dhe të kafshëve dhe shfrytëzimin e tyre të mëtejshëm në programet e përmirësimit gjenetik
  • Krijimi i llojeve të reja të ushqimeve për njeriun dhe kafshët nga kultivarët lokalë të bathës, bizeles dhe fasules ‘qorre’
  • Përzgjedhja e shtameve të përshtatshme të baktereve dhe kërpudhave në funksion të rritjes së efektivitetit të fiksimit biologjik të azotit nga bimët bishtajore
  • Vlerësimi i ndikimit të bishtajoreve në cilësitë e tokës në kuadër të sistemeve të qëndrueshme specifike të kultivimit të rajoneve të ndryshme

 

Pjesëmarrësit ne projekt:

  • UNIVERSIDADE DE TRAS-OS-MONTES E ALTO DOURO UTAD             Portugal
  • LATVIJAS LAUKSAIMNIECIBAS UNIVERSITATE LLU                 Latvia
  • PURES DARZKOPIBAS PETIJUMU CENTRS SIA PHRC              Latvia
  • VALSTS PRIEKULU LAUKAUGU SELEKCIJAS INSTITUTS SPPBI              Latvia
  • SABIEDRIBA AR IEROBEZOTU ATBILDIBU BIOEFEKTS BIOEFEKTS    Latvia
  • EESTI TAIMEKASVATUSE INSTITUUT             ECRI                Estonia
  • UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES       (Dep. Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit)      AUT                Albania
  • INSTITUTET FOR JORDBRUKS- OCH MILJOTEKNIK AB JTI                  Sweden
  • FRESCURA SUBLIME – UNIPESSOAL LDA SUBLIME Portugal
  • UNIVERSIDAD POLITECNICA DE CARTAGENA UPCT               Spain
  • NAC. DE INVESTIGAÇAO AGRARIA E VETERINARIA INIAV Portugal
  • UNIVERSITAET FUER BODENKULTUR ËIEN             BOKU                         Austria
  • AGRICULTURAL UNIVERSITY OF ATHENS             AUA                Greece
  • NORËEGIAN INST. FOR AGRIC.& ENV. RESEARCH             BIOFORSK      Norway
  • UNIVERSITETET FOR MILJO OG BIOVITENSKAP UMB                Norway
  • SYMBIOM S.R.O             SYMBIOM      Czech Republik
  • KPRA SOCIEDAD COOPERATIVA KPRA              Spain
  • ESTIRPE D’HONRA – UNIPESSOAL LDA ESTIRPE          Portugal

 

 

Më shumë informacion për projektin, objektivat, aktivitetet dhe rezultatet e tij mund të lexoni në lidhjen në vijim; http://www.eurolegume.eu/ . EUROLEGUME mund ta ndiqni gjithashtu në FB, në lidhjen e në vijim; https://www.facebook.com/eurolegume