Njoftim Për Fillimin e Fazës së Dytë të Programit të Granteve për Përmirësimin e Teknologjive të Prodhimit në zonën Patos-Marinëz

Bankers Petroleum Albania Ltd. (Bankers) dhe Shoqata Shqiptare e Hortikulturës shpallin fillimin e fazës së dytë të programit të granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi, në ndihmë të fermerëve të zonës Patos-Marinëz. Aplikimet për fazën e dytë të programit për vitin 2015 janë të hapura për banorët e fshatrave Belinë dhe Marinzë.

Ashtu si në fazën e parë të këtij programi, synohet të ndihmohen fermerët e kësaj zone të rrisin prodhimet dhe përmirësojnë të ardhurat e familjeve të tyre, nëpërmjet mbështetjes me asistencë të kualifikuar teknike dhe ndihmave të drejtpërdrejta me inpute bujqësore. Nëpërmjet programit të granteve konkurruese mund të aplikoni për të përfituar:

  • Sisteme moderne të ujitjes së bimëve (sisteme ujitje me pika ose në formë shiu);
  • Makineri bujqësore (kultivatorë, pompa spërkatëse, makina mjelëse, etj.);
  • Materiale për ndërtimin e serave;
  • Mbështetje për përmirësimin e teknologjive të mbarështimit të kafshëve, etj.

Personat e interesuar janë të ftuar të shprehin interesin për të qenë pjesë e këtij programi gjatë periudhës 15 –30 Shtator 2015 dhe të dorëzojnë aplikimet për projektet e tyre deri në 15 Tetor 2015.  Formularët përkatës mund te tërhiqen dhe dorëzohen pranë Zyrës së Informimit të Publikut të Bankers në Marinzë, postës elektronike në adresën proj.bujq@yahoo.com, ose nëpërmjet aplikimit online në adresën, http://keshilluesibujqesor.al/?page_id=2636. Kërkoni ndihmën e bashkëpunëtorëve tanë (agronomet lokale), që gjenden më pranë jush për mënyrën se si të përgatisni projektet tuaja dhe se si të aplikoni.

 

Projektet e paraqitura do ti në nënshtrohen një  vlerësimi profesional të  mbështetur në  kriteret e mëposhtme [i]:

 

  • Prioriteti i kategorisë se propozimit;
  • Origjinaliteti i projektit;
  • Cilësia e hartimit të propozimit;
  • Shuma e kërkuar për mbështetje;
  • Raporti i kontributit personal përkundrejt vlerës totale te projektit;
  • Potenciali për te krijuar mundësi vetëpunësimi/punësimi;
  • Eksperienca e mëparshme;
  • Investimeve te ngjashme në 3 vitet e fundit;
  • Potenciali për te rritur prodhimin për treg;
  • Indeksi i konsulences;
  • Lehtësia e adaptimit te projektit nga banorët e tjerë.

 

Për më shumë infomacion vizitoni www.keshilluesibujqesor.al, shkruani në proj.bujq@yahoo.com  ose vizitoni Qendrën e Informimit të Publikut te Bankers në Marinzë.

[i] Për aplikantet femra do te aplikohet një koeficient 1.2 mbi shumën totale te pikëve te grumbulluara