Ditë fushe për demonstrimin e teknologjive bashkëkohore të kultivimit të shalqinit

Një ditë fushe për demonstrimin e teknologjive bashkëkohore të kultivimit të shalqinit, u realizua në parcelën e z. Bajram Dogani, në fshatin Kallm i madh, në datën 30 Qershor 2015. Takimi është një nga aktivitetet e shumta që realizohen në këtë zonë nga Shoqata e Hortikulturës, në kuadër të aktiviteteve të programit të mbështetjes së zhvillimit të bujqësisë në zonën Patos-Marinez, që financohet nga Bankers Petroleum Albania.

Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 30 prodhues të shalqinit dhe bimëve të tjera perimore nga fshati Kallm dhe fshatra të tjerë pranë tij, si edhe disa specialistë bujqësie që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë. Pjesëmarrësit u njohën me teknologjinë e aplikuar në këtë parcelë demonstruese, si edhe ndanë eksperiencat e tyre lidhur kultivarët, përdorimin e fidanëve të shartuar me metoda profesionale, regjimin e ujitjes dhe të plehërimit të bimëve, tregjet dhe çmimet, etj.

Në fund të takimit, pjesëmarrësit shijuan gjithashtu frutat cilësorë të kësaj parcele që pritet të realizojë një rendimet shumë të lartë.

 

P1180827P1180807