Njoftim për raundin e katërt të shpërndarjes së materialeve për përfituesit e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi

Ka vijuar procesi i shpërndarjes së materialeve për përfituesit e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi.

Në raundin e katërt përfituan 9 persona të cilët kishin aplikuar për projekte që kishin të bënin me ndërtimin e serrave. Këtë radhë u shpërndanë filma plastikë për mbulimin e serrave dhe sisteme ujitje me pika për ujitjen e bimëve në serra. Ka vijuar gjithashtu procesi i asistencës teknike dhe për këtë qëllim përfituesit e deritanishëm janë vizituar në parcelat e prodhimit nga ekipe të përbëra nga specialistë të zonës dhe të Shoqatës së Hortikulturës.

Në këtë mënyrë, ka përfunduar procesi i shpërndarjes së granteve për fazën e parë të projektit. Në këtë fazë të prjektit, përfituan në total 28 fermerë të zonës Patos-Marinzë.

 

P1180724P1180733P1180738P1180743P1180752P1180756P1180762P1180773