Njoftim për raundin e tretë të shpërndarjes së materialeve për përfituesit e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi

Ka vijuar procesi i shpërndarjes së materialeve për përfituesit e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi.

Në raundin e tretë kanë përfituar 5 persona të cilët kishin aplikuar për projekte që kishin të bënin me mekanizimin e shërbimeve në bujqësi dhe blegtori. Këtë radhë u shpërndanë pompa spërkatëse për traktorë, freza për punimin e tokës dhe makina për mjeljen e lopëve. Ka vijuar gjithashtu procesi i asistencës teknike dhe për këtë qëllim përfituesit e deritanishëm janë vizituar në parcelat e prodhimit nga ekipe të përbëra nga specialistë të zonës dhe të Shoqatës së Hortikulturës.

Procesi i shpërndarjes së materialeve do të vijojë me një grup tjetër përfituesish të cilët kanë paraqitur projekte për ndërtimin e serrave.

P1180657

P1180653