Njoftim për raundin e dytë të shpërndarjes së materialeve për përfituesit e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi

Ka vijuar procesi i shpërndarjes së materialeve për përfituesit e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi.

Në raundin e dytë kanë përfituar 8 persona të cilët kishin aplikuar për projekte që synonin përmirësimin e teknologjive të ujitjes së bimëve. Ndërkohë ka vijuar procesi i asistencës teknike dhe për këtë qëllim përfituesit e dy raundeve të para janë vizituar në parcelat e prodhimit nga ekipe të përbëra nga specialistë të zonës dhe të Shoqatës së Hortikulturës.

Procesi i shpërndarjes së materialeve do të vijojë me një grup tjetër përfituesish të cilët kanë paraqitur projekte të mekanizimit të prodhimit në bujqësi dhe blegtori.

P1180562P1180569P1180574V. Dimo (2)P1180581

P1180555P1180560P1180566