Njoftim për fillimin e shpërndarjes së materialeve për përfituesit e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi

Shoqata Shqiptare e Hortikulturës dhe Bankers Petroleum Albania njoftojnë se ka filluar procesi i shpërndarjes së materialeve për përfituesit e granteve për përmirësimin e teknologjive të prodhimit në bujqësi.

Përfituesit e parë janë kultivuesit e shalqinit në tunele të përkohshëm. Për të gjithë ata ka filluar gjithashtu procesi i asistencës teknike dhe për këtë qëllim janë vizituar në parcelat e prodhimit nga ekipe të përbëra nga specialistë të zonës dhe të Shoqatës së Hortikulturës.

Procesi i shpërndarjes së materialeve do të vijojë me një grup tjetër përfituesish që kanë aplikuar për sisteme ujitje me pika dhe në formë shiu.

I.Cepele

Kudret Hatia

Bajram Dogani

A. Grembi