zucchini-yellow-mosaic-virus-zymv liriomyza-trifolii ujitja witefly-colony tetranychus-urticae dscn2555 leccino mand-sanguigno encarsia1 macrosiphum_euphorbiae2
fotografite

Përgatitja e tokës për mbjelljen e pemëtoreve.

Mbjelljes  së pemtoreve, qofshin ato tradicionale, apo intensive, i paraprijnë një sërë shërbimesh që kanë për qëllim ta shndërrojnë tokën e zgjedhur për ngritjen e pemtores në një mjedis të përshtatshëm për rritjen e shpejtë dhe të shëndetshme të bimëve të reja. Këto shërbime, qëllimi dhe mënyra e kryerjes së tyre përshkruhen  mëposhtë.

 

 

Sistemimi sipërfaqësor me rruspe.

Presupozon levizje voluminoze dheu te cilat bejne te mundur sjelljen e te gjithe siperfaqes se tokes ne nje gjendje te pranueshem nivelimi. Nderhyrjet ose jo me rruspe jane vartesi te terrenit konkret, kategorise se tokes, gjendjes se pjerresise, thellesise tabanit, deformacioneve natyrore etj. Pra ne terma teknik, nivelimi eleminon deformacionet, mundesine e krijimit te pellgjeve ujore dhe  ofron  kushte  me te mira per mekanizim e sherbime të mëvonshme agroteknike. 

 

Nivelimi sipërfaqësor me krah dhe permes  punimeve siperfaqsore.

Jo ne te gjitha rastet sistemimi i  tokes presupozon nderhyrjet me rruspe. Keshtu p.sh ne toka fushore, me reliev pak të thyer, sistemimet sipërfaqësore bëhen me krah. Ne tokat me pjerresi te vogel dhe mesatare (4-7%) nivelimi mund te realizohet edhe me ndihmen e punimeve me plug te zakonshem, terthor me  pjerresine kryesore te parceles. Gjithsesi, është mirë që në te gjitha rastet pas punimit baze te tokes të aplikohen grejderime.

Përmasat e nivelimit diktohen nga tipi i tokës dhe relievi i saj. Kështu p.sh, ne toka te lehta, me taban te ceket ose gurishtore  nuk keshillohen cvendosje dheu por praktikohen punime uniforme jo shume te thella. Mirë është që në raste të tilla plugjet të pajisen me shkriferues thellesie. 

Po ashtu ne toka me pjerresi te medha aplikohen sistemime pjesore, vetullore, etj te cilat ndihmojne ne grumbullimin e rezervave ujore dimerore.

Shperndarja e plehrave organo – minerale.

 

Plehrimi baze me plehra organo – mineral behet duke u mbeshtetur ne bilancin e lendeve ushqimore ne toke ose  pervojen e vendeve pemtari te zhvilluar. Si rregull ngritja e pemtoreve paraprihet nga perdorimi i me shume se  400- 500 kv/ha pleh organike +  6-8 kv/ ha plehra kimikë.

Per kushtet e vendit tone do te keshillonim qe, per rastet kur toka plugohet qilizem ne muajin  Gusht ose ne vjeshte,  te behet  hedhja perpara plugimit  e 60% te dozes se plehut  dhe permbysja e tij ne toke, ndersa 40% ruhet per tu perdor perpara plugimit te zakonshem. Kjo praktike mundeson vendosje shtresore te plehrave dhe lehtëson shfrytëzimin e tij nga sistemi rrënjor i pemëve të reja. Shperndarja e plehut ne parcele behet me krah ose me mjete mekanike te pershtateshme per kete qellim sikurse jane ‘rimorkiot’ shperndarese te plehut organik.

 

 

 

 

 

 

 

Shperndarja e lokalizuar e plehrave organo – mineral.

Plehrimi organo- mineral  mund te behet edhe i lokalizuar ne grope pak perpara mbjelljes me kusht qe plehu te jete i kalbur plotesisht. Plehrimi i lokalizuar ka avantazhe sepse mundeson me shume ushqim ne afersi te sistemit rrenjor në fazat e para të jetës së bimëve, por nga ana tjetër ai ka veshtiresi ne shperndarje dhe kërkon shpenzime më të mëdha për të realizuar shpërndarjen.

Rekomandohet perdorimi i plehut te bagetive  te imta ose gjedhëve, por ne mungese te tyre edhe lende te  tjera organike si torfe, komposto te perpunuara, humuset, etj.  Perdorimi i plehut  eshte jo vetem burim ushqimi per bimen por permireson ne menyre te ndjeshme jetesen e mikroorganizmave, strukturen e tokes, pH,  sasine e acideve humike, lageshtiren dhe temperaturen e toke,  etj.

Në rast se plehrat organike hidhen të lokalizuara, në gropë, po ashtu veprohet edhe m eplehrat kimikë. Këto të fundit shpërndahen në doza të vogla 70 -100 gr plehra të kombinuar/ grope(fidan) duke i perzier mire me masen e dheut qe rezulton nga hapja e gropes.

Punime sistemuese            dhe                              plugimi qilizëm i tokes          

Punimi qilizem ose  i thelle i tokes.

 

Punimi qilizem i tokes( ose i thelle) eshte  operacion i domozdoshem në ngritjen e pemtores.  Sipas rajoneve bujqesore  plugimi mund te jete qilizem ose plugim i thelle. Dallimi midi tyre qëndron në  thellesia e punimit që ndryshon me rreth 15-20 cm. 

Per zonen mesdhetare fushore dhe tranzitore te vendit tone plugimi qilizem i tokes behet ne muajin Gusht me monoplug  ne thellesi  70 – 80 cm, thellësi ku vendoset mbi 50 – 60 % e sistemit rrenjor te molles. Teknikisht nderhyrja me plugim qilizem rekomandohet per te gjitha kategorite e tokave fushore dhe kodrinore me pjerresi te bute e taban te thelle. Në te kundert  aplikohet punim i thelle, i zakonshem + shkrifrues ose vetem  hapje gropash me permasa  1 x 1  &  0.8 x 0.8 m

Efektet e punimit qilizmes vleresohen nga mundesite qe ai krijon permes levizjeve masive te shtresave siperfaqsore dhe permbysjes se tyre ne thellesi duke  permiresuar ajrimin, pasurimin e nentokës me materiale bimore e lende organike, futjen thelle te  farerave te barave te demshme, aktivizimin e mikroflores, grumbullimin e rezervave  ujore , shkrifrimin e mire te plisit nga shirat e para te vjeshtes, etj. 

Per zonat verilindore dhe lindore,  per te gjitha kategorite e tokave me taban jo shume te thelle, keshillohet që punimi i thelle i tokes të behet ne vjeshtë ne thellesi 50-60 cm.  Ne kete rast, ekspozimi i zgjatur i tokës ndaj ngricave ben qe plisat te shkriftohen ne menyre prefekte dhe toka te behet gati per mbjellje me shume pak nderhyrje të tjera me mjete mekanike.  Rikujtojme se, punimi i thelle i tokes mund te behet ne te gjithe rajonet bujqesore dhe ne te gjitha rastet e perdorimit te fidanave me nenshartesa kllonale (vegjetative) qe formojnë sistem rrenjor me rritje te  kufizuar dhe që nuk hyn thellë në tokë.  

Diskimi i rende kryq + brane.

 

Si operacion kryhet ne vjeshte pas renjes se shirave te pare dhe realizohet me disk te rende me sahan(tasa) rrotullues me diameter mbi 20 cm + brane. Teknikisht  diskimi  i pare behet e ne te njejtin drejtim qe eshte bere plugimi. Ky rregull pune  krijon lehtesi ne levizjen e mjetit dhe mbushjen e hapsirave qe ka krijuar punimi i Gushtit. Menjehere pas perfundimit te diskimit te pare behet diskimi i dyte kryq i cili nivelon dhe sistemon mjaft mire parcelen qe dote mbjellim.

Plugimi i zakonshem, grejderimi dhe frezimi

Pak kohë përpara fillimit të piketimit të parcelës behet plugimi i zakonshem me plug ne thellesi 21-27 cm. Nëpërmjet tij realizohet edhe permbysja e sasisë së mbetur të plehrave orgabikë (40%) dhe kimikë në afërsi të zonës ku do të mbillen fidanët.   5 – 7 dite me pas behet grejderimin kryq, ndersa 3-4 dite me vonë ne vartesi edhe te kushteve klimaterike, nëse është e nevojshme behet frezimin. Ky i fundit në thelb thelb diktohet nga natyra e tokes dhe gjendja e pregatitjes se saj.

 

nuk ka komente.