Prognoza e shfaqjes se semundjeve dhe demtuesve per muajin Prill 2014


DEPARTAMENTI I MBROJTJES BIMËVE
Laboratori i Mbrojtjes Bimëve-Durrës


Kushtet klimatike te muajit mars, me lageshti  krijuan  kushte te favorshme per nje zhvillim te fuqishem te semundjeve te kulturave bujqesore.

Per kulturat ne serra

Situata fitosanitare do te jete: vrugu i domates i cili do te parazitoje frutat e domates. Njollosja kafe e domates, do te demtoje shume rende masen vegjetative te bimeve; Alternaria, Botritisi, Vyshkja bakteriale do te jene probleme prezente. Ne trangull, bostan, kungull, pas 10 – ditorit te pare pritet infeksion  nga vrugu si dhe prekje nga Botritisi. Ne spec priten infeksione nga vrugu i kercellit Phitophtora capsici si dhe botritisi.

Krahebardha, Afidet, Liriomiza, merimanga, tripsi ne trangull do te jene organizma te demshme shoqeruese te perimeve ne serra. Kontrolli mund te realizohet  me insekticide, por duke bere  alternimin e tyre per te shmangur fenomenin e rezistences. Ne serrat me infeksion te larte nga nematodat,  pritet dhenia e tipareve te demit nga ky parazit.

Pemet frutore-farore.

Te ndiqet me kujdes dinamika e semundjeve kromes se molles dhe hirit, te cilat jane shfaqur gjate kesaj kohe.

Pemet frutore berthamore.

M. persicae dhe morri i trungut do te shfaqen ne pemet frutore. Ne kumbull e kajsi, priten demtime nga breznia e pare e cidiave si dhe vazhdimesi e infeksioneve nga afidet.

Hardhia

Ne vazhdim te muajit do te kemi infeksione nga hiri ne varesi te ecurise se motit. Te kryhen trajtime me intervale 10-14 ditore me preparate sistemike te alternuara me ato te kontaktit per semundjet dhe me preparatet sa me pak te demshem per entomofaunen e dobishme per te mos renduar me tej problemin e kepushave eriofide.

Agrumet

Gjate muajit prill ne agrume priten parazitime nga afidet e krahebardha.

Shalqin  me tunel

Te tregohet kujdes per luftimin e kalbezimit te rrenjeve, duke perdorur gjate vaditjes me pika produktet qe kontrollojne kete patogjene.

Per me shume informacion kontaktoni ne Laboratorin e Mbrojtjes Bimeve ne Durres.

Mobil: 0682035128; email: shpend.shahini@gmail.com