drip-irrigation mandarin-satsuma OLYMPUS DIGITAL CAMERA dscn1775 phto0001 aphis-gossypii fruta-te-deformuar golden-delicious-3 dscn2259 witefly-colony
fotografite

Prognoza e shfaqjes se semundjeve dhe demtuesve per muajin Tetor.


 

DEPARTAMENTI I MBROJTJES BIMËVE
Laboratori i Mbrojtjes Bimëve-Durrës


Ulliri:

Kushtet ekoklimatike do te ndikojne ne rritjen e perqindjes se çeljeve te vezeve te leshuara  nga miza e ullirit.

Infeksioni i kokrrave mund te mbahet ne kufijte e pranueshem deri ne 2 %-3 % per ullinjte e destinuar per konservim, ndersa per ullinjte e destinuar per vaj, lejohet infeksioni ne vlerat 8-10 %. Trajtimet kimike te realizohen me preparatin Rogor 0.15 % , Salut 0.1  – 0.15 % etj.

Agrume:

Gjate ketij muaji pritet rritja e infeksionit nga tenja minuese e agrumeve dhe kryesisht infeksione te larte pritet ne agrumet te cilat jane ne kushte te ujitshme. Trajtimet kimike te realizohen te alternuara per te shmangur fenomenin e rrezistences.

 Domate ne  serra :

Si rezultat i lageshtires ajrore te larte dhe i diferencave te temperaturave mes nates dhe dites do te vazhdoje te jete prezent si rezultat i kushteve te pershtatshme vrugu dhe alternaria. Per kontrollin  e tyre te realizohen trajtime kimike me preparatet ridomil, gold MZ 0.2-0.3 %, ridomil plus  0.2-0.3 %, aliete 0.3 – 0.35 %, champion 0.15-0.2 %, dakonil 0.2-0.3 % etj.

Prodhimet ne depo

Misri , fasulja ( gruri i ruajtur ) dhe produket e tjera te kontrollohen nga demtuesit ne depo dhe sipas rastit te merren masa per luftimin kurativ ose parambrojtes , pasi edhe ne kete periudhe duken shfaqje te ketyre paraziteve .

Pras , hudhra  ( dhe qepe te dyte )

Qe ne 10 ditorin e pare te mujt Shatore ka filluar demtimin ( miza e qepes larve ne rrenje ) .

Prandaj ato fermere  qe nuk kane bere trajtime para mbjelljes me preparate specifik per keta demtues , te aplikojne sperkatje ose me ujitje te rrenjeve me preparate insekticide  sic eshte  rogori, etj.

 Ne zonen veri-lindore rekomandohet te vazhdohet pergatitja e tokes per mbjelljen e grurit.  T’i kushtohet vemendje ne zgjedhjen e ngastrave per mbjellje. Te menjanohet mbjellja e grurit pas grurit.

Per me shume informacion kontaktoni ne Laboratorin e Mbrojtjes Bimeve ne Durres.

Mobil: 0682035128; email: shpend.shahini@gmail.com

 

nuk ka komente.