fungi-powdery-mildew domate-fidane3 ujitja phto0055 plant-nutrition-color e-verdha-e-tervolit mandarina-clementina-2 gala-2 t_cinnabarinus liriomyza-bryoniae
fotografite

Prognoza e shfaqjes se semundjeve dhe demtuesve per muajin Shtator


DEPARTAMENTI I MBROJTJES BIMËVE
Laboratori i Mbrojtjes Bimëve-Durrës


NE MISER

Ne mbjelljet e dyta , (kryesisht ne ato qe jane mbjedhur me vonese) do te vazhdoj infeksioni  nga krimbi i misrit.

Marrja e masave eshte e lidhur jo vetem me shkallen e infeksionit , por edhe nga faza e zhvillimit te bimeve . Rekomandojme qe koha me e pershtratshme e trajtimit eshte kur bima e misrit eshte ne kallezim ( duke bere trajtimin ne kalli ).

 

NE PATLLIXHAN

Do te vazhdojne demtimet nga breznia e dyte e buburrecit te patates . Mos   trajtimi i ketij demtuesi mund ta demtoje ne mase te ndjeshme kete bime .

 

PER DOMATEN E VONE NE FUSHE

Me fillimin e shirave gjate shtatorit priten infeksione nga vrugu dhe alternaria. Duhet dhene perparesi trajtimeve parandaluese duke alternuar me preparatet me baze bakri.

 

PER DOMATEN NE SERE

Priten infeksione te fuqishme nga  kepusha e zakonshme dhe krahebardha .

 

LAKRA

Kujdes i duhet kushtuar  pranise se afideve , pleshtit dhe krimbit  te lakres. Trajtimet te behen kur 10 – 15 % e bimeve jane te prekura. Trajtimet te realizohen me preparate me mekanizem veprimi sistemik.

 

HUDHRA,QEPE

Ne 10 ditorin e pare  te ketij muaj pritet  te filloj demtimi nga miza e qepes , larve ne rrenje . Fermeret qe nuk kane bere trajtimin para mbjedhjes me preparat specifik per kete demtues , me diktimin e tyre te aplikojne sperkatje ose ujitje  te rrenjeve me  insekticide.

 

NE HARDHI

Per llojet me pjekje te vone te aplikohen trajtime kundra tenjes ne javen e pare te ketij muaji.  

 

NE AGRUME

Te vazhdohen trajtimet kundra tenjes minuese te agrumeve, kryesisht trajtimet te realizohen ne bimet e reja.

 

NE MOLLE

Ne 10 ditorin e pare pritet çelja e breshkezes se kalifornise.Te behen trajtime me insekticite kunder larvave te ketije paraziti.

 

NE ULLI

Me fillimin e renies se shirave te para te Shtatorit, priten infeksione nga  miza e ullirit.   Gjate  muajit shtator te realizohen trajtime kimike .

Sperkatjet duhet te fillojne me pare ne llojet qe  perdoren per konservim. Ndersa ne varietetet per vaj nderhyrja kimike te realizohet kur infeksioni eshte nen 10 % te kokrrave.

Per me shume informacion kontaktoni ne Laboratorin e Mbrojtjes Bimeve ne Durres.

Mobil: 0682035128; email: shpend.shahini@gmail.com

 

nuk ka komente.