drip-irrigation dscn2533 aphidoletesaphidimyzaadult macrosiphum_euphorbiae2 kast-rrez_-fruta_ dscn2264 delbar-estivale plant-nutrition-color insect-leafminer2 kalb-majes-frutave
fotografite

Prognoza e shfaqjes se semundjeve dhe demtuesve per muajin Maj 2011

 


DEPARTAMENTI I MBROJTJES BIMËVE
Laboratori i Mbrojtjes Bimëve-Durrës


1-Kultura e grurit.

Ne kete kulture priten keto probleme:

a)Semundjet. Do te kemi zhvillim te epifitise se ndryshkut dhe fuzariozes ne kalli si rezultat i rreshjeve te rena gjate muajit Prill. Per keto bime nuk mendohet te nderhyhet pasi trajtimi ndaj semundjeve eshte i paleverdishem ekonomikisht.

b)Demtuesit gjate dhjete-ditorit te pare, kemi perfundimin e zhvillimit larvar te lemes dhe zhvillimin e kolonive te afideve ne kalli. Edhe per keta insekte nuk justifikohet ekonomikisht trajtimi, pasi dendesia e lemes nuk pritet t’i kaloje kufijte kritik dhe afidet shoqerohen me predatime nga Coccinella sp.

 

2-Kulturat e perimeve ne serra.

Nisur nga ecuria klimatike e muajit Prill, rezerva e patogjeneve dhe insekteve parazite pritet nje situate e tille:

a)Semundjet:  Problemi kryesor do te jete vrugu i domates i cili mund te arrije te parazitoje edhe frutat e saj. Njollosja kafe e domates e cila demton shume rende masen vegjetative te bimeve; Alternaria, Botritisi, Vyshkja bakteriale do te jene probleme prezente. Ne trangull, bostan, kungull, pas 10 ditorit te pare priten epifiti nga vrugu si dhe prekje nga Botritisi. Ne spec priten infeksione nga vrugu i kercellit Phitophtora capsici si dhe botritisi. Ndaj tyre mund te nderhyhet me Ridomil, Dakonil, Frumidor, Antracol, Champion, Bavistin, Benlate, Enovit, Polyram, Curzate, Aviso etj.

b)Demtuesit : Krahebardha, Afidet, Liriomiza , merimanga, tripsi ne trangull priten te jene organizmat e demshme shoqeruese te perimeve ne serra. Ndaj ketyre mund te nderhyme me Salut, Lennate, Confidor, Aktelik, Trigard, Mitak etj. Ne serat me rezerve te larte te nematodesh  pritet dhenia e tipareve te demit nga ky parazit.

2.1-Perimet e fushes

Ne patllixhan priten demtime nga pleshti i duhanit, breznia e pare e te cilit del nga 18-25 Maj, gjithashtu priten demtime nga buburreci i patates si dhe fillimi i infeksioneve te morrit te pjeshkes ne dhjeteditori i trete i muajit. Nje tjeter parazit i mundeshem ne keto momente do te jete edhe merimanga e zakonshme.

Shenim: Te kihet kujdes ne perdorimin e Piretroideve dhe Carbamateve, pasi jane faktort e shtimit masiv te tyre.

Ne domate, patate, speca priten infeksione nga vrugjet si dhe demtime nga buburreci, afidet, merimanga dhe krimbat.

Ne qepe do te vazhdoje rritja e infeksioneve te vrugut (P.shleideni).

3-Pemet frutore-farore.

Ne molle, dardhe, ftua dhe arre, priten ne dhjeteditorin e dyte infeksionet nga krimbat specie te gjinise Cydia . Ne molle, dardhe, do te kemi infeksione nga kroma dhe kalbezimet.

Molla do te jete ne lulezim edhe gjate 10 ditorin te pare te muajit maj. Kjo vonese e lulezimit kerkon qe te vazhdojne trajtimet kimike kunder lulengrenesit dhe hundegjatit te cilet kane nje perhapje te gjere. Po ashtu trajtime duhet te kryhen dhe kunder kromes se molles dhe hirit, te cilat jane shfaqur dhe qe favorizohen nga kushtet me lageshti te motit.

 

4-Pemet frutore berthamore.

Ne pjeshke do te kemi prekje te majave te lastareve dhe frutave nga tenjat e lindjes G. molesta, si dhe A. lineatella, po ashtu afidet do te vazhdojne te jene te pranishme me disa specie si: M. persicae dhe morri i trungut. Ne kumbull e kajsi, priten demtime nga breznia e pare e cidiave si dhe vazhdimesi e infeksioneve nga afidet.

 

5-Kultura e hardhise

Ne fund te dhjeteditorit te pare pritet gjenerata e pare e vrugut te hardhise, njollat e vajit u shfaqen me daten 25 prill, dalja e larvave te tenjes, vazhdimi i parazitimit nga kepushat eriofide. Ne vazhdim te muajit do te kemi infeksione nga hiri ne varesi te ecurise se motit. Per keto lipset te kryhen trajtime me intervale 10-14 ditor me preparate sistemike te alternuara me ato te kontaktit per semundjet dhe me preparatet sa me pak te demshem per entomofaunen e dobishme per te mos agravuar me tej problemin e kepushave eriofide.

 

6-Kultura e jonxhes.

Neper jonxhishte do te jene te pranishem  hundegjatet si dhe çimka e jonxhes.

7-Ulliri

Ne dhjeteditorin e trete priten deme nga tenja si dhe pambukorja e ullirit, po ashtu dhe vazhdimi i infeksioneve te gjetheve te reja nga syri i palloit.

8-Agrumet

Ne agrume priten parazitime nga afidet, krahebardha, si dhe filimet e breznise se pare te tenjes gjarperuese te gjetheve te agrumeve.

9-Kultura e duhanit.

Ne dhjeteditorin e dyte fillon dalja e individeve te breznise se pare te pleshtit. Prandaj nevojitet te nderhyhet kur dendesia e tyre e kalon kufirin kritik mbi 3 individe per bime. Njekohesisht ne keto momente do te fillojne te shtohen edhe popullatat e morrave, te cilet duhet te mbahen nen kontroll dhe te nderhyhet kur ato e kalojne kufirin ekonomik te demit.

10-Kultura e misrit

Ne dhjeteditorin e fundit te muajit pritet çelja e larvave te krimbave. Ne misrin qe eshte ne mbirje e siper, problem do te jene demtuesit e tokes. Ne fund te muajit prill eshte konstatuar perhapja e krimbit te murrme ne disa parcela. Te mbahet nen kontroll ky demtues dhe kur arrin te demtoj  5 % te bimeve te kryhen trajtimet kimike ( nisur nga veçoria e demtuesit, trajtimet kimike do te kryhen naten).

 

11- Shalqin  me tunel

Te rritet kujdesi per luftimin e kalbezimit te rrenjeve, duke perdorur gjate vaditjes me pika 0.5 – 1 kg Bavistin ose Benomil.

 

 12- Panxhar

Demtuesi kryesor dhe me i rrezikshem per fazen e mbirjes te kesaj bime eshte pleshti i panxharit. Trajtimi kimik i te cilit nuk duhet te nenvleresohet. Vrojtimet te kryhen edhe per hundegjatin i cili ne parcela te veçanta mund te jete me infeksione te renda.

 

Disa pesticide te rekomandueshme per tu perdorur

Emri dem-tuesit ose semundjes Produkti i rekomandueshem Doza e rekomanduar per litra uje Momenti i trajtimit Verejtje
Demtuesit e tokes Diazinon 5 %Carbofuran(Curater)Carbosulfan (Marshall)

Phorate

Aldicarb

Etj.

4-5 kg/dn1 kg/dn1 kg/dn

2-3 kg/dn *

1.7-3 kg/dn

Para mbjelljes“          ““           “

“           “

“           “

* Te shoqerohet me ujitje
Kermijte Slim, Gastrotox 10-20 kokrra/m2 Hidhet ne darke sepse kermijte ushqehen naten  
Vrugjet Ridomil Gold MZRidomil PlusQuadris

Aliette

Curzate

Champion

Polyram

Frumidor

Dakonil

Etj.

200-300 gr250-300 gr100 gr

300-350 gr

200-300 gr

150-200 gr

200 gr

200-300 gr

200-300 gr

Kur shfaqen shenjat e semundjes Kurativ    “    “

    “

    “

Parandalues

    “

    “

    “

Hiret QuadrisStrobyAnvil

Topas

Bayleton

Kumulus

Etj.

75 ml30 gr40-60 ml

30-40 ml

20-30 gr

400-600 gr

Trajtimi i pare ne fazen e 3-6 gjetheve Te perdoren te alternuara
Afidet krimbat ConfidorRogoretAktelik

Nuvakron

Salut

Etj.

50-70 ml150-200 ml200 ml

120-150 ml

150-200 ml

Kur ka filluar popullimi masiv ose dalja e larvave te para Te respektohet karenca
Pleshtat buburrecat ConfidorAktelikDecis

Karate

Salut

Etj.

40-70 ml150-200 ml60-70 ml

40-60 ml

150-200 ml

Kur ka filluar popullimi masiv ose dalja e larvave te para.  
Krahebardha Confidor

Lannate

Salut

Aktelik

Etj.

70 ml250 ml200 ml

200 ml

200 ml

Kur ka filluar popullimi masiv ose dalja e larvave te para  
Merimangat MitakNeoronThiodan

Tedion

Ultracid

Etj.

300 ml100 ml200 ml

200 ml

100 ml

Kur ka filluar popullimi masiv ose dalja e larvave te para.  

 

Per me shume informacion kontaktoni ne Laboratorin e Mbrojtjes Bimeve ne Durres.

Mobil: 0682035128; email: shpend.shahini@gmail.com

nuk ka komente.