Tretshmëria e plehrave kimikë dhe parimet e përzierjes së tyre në tretësirat ushqyese.

Kusht për përdorimin e një plehu të caktuar në plehërimin e lëngshëm (nëpërmjet sistemeve të ujitjes me pika) është tretshmëria e tij e plotë në ujë. Tretshmëria e një plehu përkufizohet si sasia maksimale e tij e tretur plotësisht në një sasi të caktuar ujit të distiluar në një temperaturë të dhënë. Tretshmëria e plehrave në ujë varet nga temperatura e këtij të fundit. Nqs, nuk realizohet tretja e plotë e plehrave në depozitë për shkak të temperaturës së ulët të ujit, mund të ngrohet depozita, por megjithatë zgjidhja më e mirë është të zvogëlohet përqendrimi i plehrave në solucion. Në tabelën e mëposhtme jepen të dhëna mbi tretshmërinë e disa plehrave  kimikë (shprehur në g/litër) në nivele të ndryshme të temperaturës së ujit.

Tabela 1. Tretshmëria në ujë e disa plehrave kimikë në varësi nga temperatura e ujit.

Temperatura e ujit Tretshmëria e plehrave në ujë (g/100 ml ujë)
KCl K2SO4 KNO3 NH4NO3 Ure
10 0C 31 9 21 158 84
20 0C 34 11 31 195 105
30 0C 37 13 46 242 133

Për të patur rezultate të mira është e domosdoshme zgjidhen plehrat më të tretshëm që disponohen. Shembuj të mirë të shkallës së lartë të tretshmërisë në ujë janë; nitrati i amonit, kloruri i potasit, nitrati i potasit, ureja, monofosfati i amonit dhe monofosfati i potasit. Sulfati i potasit është plehu me tretshmërinë më të ulët dhe prandaj duhet patur kujdes të zgjidhen prej tij format e hidratuara, por sidoqoftë, edhe në këto raste është e domosdoshme të kontrollohet shkalla e tretjes së tij, sidomos në dimër. Plehrat e kombinuar kristalore, janë praktikisht alternativa me e mire për tu shfrytëzuar ne plehërimet e lëngshme.

Kur tresim një pleh të caktuar kimik për formimin e tretësirave ushqyese, nuk duhet të tejkalohen kufijtë e tretshmërisë së tij. Përndryshe formohen precipitate të cilat mund të bllokojnë sistemin e ujitjes dhe për më tepër, nuk do të sigurohet përqendrimi i dëshirueshëm i elementëve ushqyes në tretësirë. Kështu p.sh, nëse tretshmëria e nitratit të potasit në temperaturë 20ºC është 209 g/L dhe do të përpiqeni të tresni 300 g/L, diferenca prej 91 gr/L do të mbetet e patretur dhe do të depozitohet në fundin e depozitës

Përshtatshmëria e plehrave në përzierje. Shumica e plehrave mund të përzihen me njëri tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë kombinime të ndryshme të cilat janë problematike. Shembull tipik është përzierja e sulfatit të amonit (NH4)2SO4 me klorurin e potasit (KCl), që shoqërohet me uljen e ndjeshme të tretshmërisë së plehrave, për shkak të formimit të sulfatit të potasit (K2SO4). Përzierje të tjera problematike janë përzierjet e nitratit të kalciumit me fosfatet ose sulfatet, përzierjet e sulfatit të magnezit me mono dhe di amonin e fosfatit, përzierjet e acidit fosforik me hekurin, zinkun, bakrin dhe sulfatin e magnezit. Në mënyrë të përmbledhur mënyra e reagimit të plehrave kimikë në përzierje paraqitet në tabelën që vijon.

  Ure NH4NO3 (NH4)2SO4 Ca(NO3)3 KNO3 KCl K2SO4 CuSO4
Ure              
Nitrat amoni            
Sulfat amoni          
Nitrat kalciumi X        
Nitrat potasi      
Klorur potasi    
Sulfat potasi R X R  
Sulfat magnezi X R

√ = përputhet        x = nuk përputhet      Z = tretshmëri e reduktuar

Në raste të nevojës së përdorimit të plehrave që në një mënyrë, ose në një tjetër reagojnë me njëri tjetrin, është e domosdoshme të përdoren dy depozita për mbajtjen e plehrave, ose të përdoren ata në mënyrë të alternuar, veç nga njëri-tjetri. Në të kundërt, ndodh një precipitim i shpejtë i kripërave, shoqëruar me bllokimin e lotuesve (pikuesve). Intensiteti i këtij bllokimi është në varësi të temperaturës, pH dhe përqendrimit të të dy elementëve në solucion.

Mbulesat e disa plehrave (lëndët mbushëse të tyre), mund të krijojnë gjithashtu probleme, sepse, gjenerojnë shkumë, ose skorje në tretësirën e tyre. Këto mbetje mund të bllokojnë pikuesit, prandaj largimi sistematik i tyre është një nga masat që duhet të ndërmerren për të parandaluar bllokimet.