Liriomyza bryoniae 1 Feeding marks (3264 x 2448) Lycopersicon lycopersicum phto0034 delbar-estivale halkidiki-olive nematodes-meloidogyne-incognita dscn1721 dscn2533 aphis-gossypii virus-cvyv-fruit-symptomes percell-maj-kast
fotografite

Mënyra dhe organet e frutifikimit në pemët frutore farore.

Para se te filloje te krasite, përveç njohurive për ligjësitë e përgjithshme të krasitjes, krasitësi  duhet te dalloje mire;

  • cilat janë degëzat qe prodhojnë  dhe cilat janë ato qe nuk prodhojnë,
  • si formohen degëzat prodhuese dhe ku ndodhen sythat vegjetative dhe frutore ne degëz,
  • cilat degëza duhet larguar,
  • cilat dhe sa duhen  shkurtuar,
  • cilat degëza duhet te ripërtërihen dhe cilat duhen ruajtur pa u prekur.

 

 

Degëzat vegjetative tek faroret.

 

Tek  faroret  degëzat vegjetative kane ne maje dhe anash sytha vegjetative. Sipas vendit ku dalin, dallojmë degëzat drunore dhe thithakët. Në disa specie si tek gorrica apo dardhat ne moshe te re, te ardhura nga farat,  dallojmë dhe degëzat ne formë gjembi .

Degëzat drunore.  Janë te gjata 40-60cm, ne gjatësi te tyre dhe ne maje kane sytha vegjetative, nga te cilat vitin tjetër mund te formohen degëza drunore, te shkurtra apo te holla, sipas masës se prerjes dhe pozicionit qe kane (horizontal, oblik apo vertikal). Përdoren  për formimin e degëve skeletore ne krasitjen formuese, apo për te ripërtërirë degëzat prodhuese.  Sipas rastit, lihen pa u prekur, shkurtohen ose largohen.

 

Degez drunore.

Thithakët, janë degëza shume te fuqishme qe dalin mbi degët shume vjeçare, nga sythat e fjetur, kur pema është krasitur rende, është dëmtuar, është plakur apo është plehëruar me doza  te larta azoti. Zakonisht largohen gjate krasitjes (me mire është te largohen gjate krasitjes verore), por mund të lihen, kur duhen për te formuar dege skeletore.

 

 

Degëzat prodhuese tek faroret.

 

Degëzat e shkurtra, kane gjatësi 1-5cm, përfundojnë me një syth te përzier i cili kur çel jep një lastar te shkurtër me një lulese me 5-7 lule  ne maje dhe anash me gjethe, ne sqetull të të cilave formohen 1-4 sytha, që nga ana e tyre formojnë si rregull sërish degëza te shkurtra. Fillimisht formohen mbi degëzat drunore. Ne vitin e pare mund te jene vegjetative, ndërsa vitin e dyte përfundojnë ne frutore. Ne kushte te mira kultivimi, dhe sidomos, kur ndihmohen me plehërim, ujitje dhe këputje majash para diferencimit te sythave (Maj –Qershor), kane me tepër mundësi te transferohen që në vitin e pare ne degëza prodhuese. Jetojne  3-10 vjet. Këto degëza nuk preken gjatë krasitjes.

 

Degez e shkurter me syth frutor ne maje.

Degëzat torbeste.  Degëza e shkurtër, pasi ka dhënë frutin, formon ne maje një rrafsh te vogël nekrotik (të tharë) dhe fryhet anash ne forme torbe. Degëza të tilla quhen “torbeste”. Sythat qe gjenden anash një degëze të tillë, zakonisht transformohen ne degëza të shkurtra, te cilat përsëritin ciklin, duke formuar një degëz komplekse (te shkurtra dhe torbeste). Ne rastet kur pema është krasitur rëndë ose ka furnizim te mire me ujë dhe lende ushqyese, nga sythat anësore te degës torbeste mund te dalin edhe degëza te holla apo drunore. Degëzat torbeste jetojnë deri ne 20 vjet. Gjate krasitjes prodhuese ripërtërihen mbi drurin 4 vjeçar.

1. Degez torbeste shumevjecare, 2. Degez torbeste qe ka formuar nje degez te shkurter dhe nje te holle, 3. Degez torbeste qe formuar vetem nje degez te holle

Zhvillimi i deges se shkurter nga vegjetative ne frutore dhe pastaj ne torbeste.

Degëzat e holla. Janë te gjata 10-`20cm. Ne maje kane syth frutor, ndërsa anash sytha vegjetativë. Janë karakteristike  e mollëve qe futen shpejt ne prodhim, Belflor, Golden,  etj.

Degez e holle me syth frutor ne maje.

Degëzat e përziera. Kane gjatësi 20-40 cm. Në maje dhe ne të gjithë gjatësinë e tyre kanë sytha frutorë. Degëza të tilla janë gjithashtu karakteristike e kultivarëve Golden, Beliflor, Renete, etj. Tek këto degëza sythat anësorë te degëzave drunore, zhvillohen  ne sytha frutore që ne vegjetacionin e pare, kurse vitin e dyte japin lule.

nuk ka komente.