Dominimi i majës së rritjes (polariteti).

 

Në  aftësinë e sythave për te çelur dhe ne fuqinë e rritjes  se lastarëve te dale prej tyre  veçoritë morfogjenetike te bimës luajnë një rol të rëndësishëm.  Ky ndikim shprehet në ligjësinë e dominimit te sythit te majës apo siç quhet ndryshe polaritetin. Sipas këtij ligji sythi i majës ne një degëz ka aftësinë te çelë i pari dhe te ushtroje efekt pengues ndaj sythave te mëposhtëm, duke penguar çeljen e tyre. Tek molla, dardha, kumbulla e peme te tjera ky efekt është shume i fuqishëm dhe pengon çeljen e sythave ne gjatësi te lastarit gjate rritjes vegjetative, me përjashtim te rasteve kur behet këputja e majës, para se sythat anësorë te kenë rene ne qetësi biologjike. Tek pjeshka dhe kajsia efekti pengues i sythit te majës është me i dobët, duke lejuar formimin e degëzave te parakohshme. Në një degëz te vitit te dyte lastarët e majës dhe ata  qe ndodhen afër tyre  kane rritje më të fuqishme se ata qe ndodhen pranë bazës, tek te cilët fuqia e rritjes vjen duke u zvogëluar. Kur sythat e bazës nuk çelin ata kthehen ne sytha te fjetur.  Po kështu, lastarët qe ndodhen ne pjesët e sipërme te kurorës kane tendence te rriten me fuqishëm se ata qe ndodhen  ne pjesët e mëposhtme. Midis dy lastarëve te te njëjtës lartësi, ai qe formon kënd me te ngushte me aksin vertikal ka tendence te rritet me fuqishëm  dhe te zhvishet me tepër në afërsi të bazës. 

Shfrytëzimi i ligjit te polaritetit ne krasitje.

Shkurtimi i degëve.   Dominimi i majës se rritjes shfrytëzohet ne krasitjen e pemëve për te parashikuar madhësinë e lastarëve, qe do te zhvillohen pas krasitjes ne varësi te shkalles se prerjes. Ne figurën  1,  duket se kur dy degëza drunore shkurtohen, nga ato vitin tjetër do te zhvillohen disa lastarë te fuqishëm duke dendësuar kurorën dhe vonuar hyrjen ne prodhim. Kjo ndodh sepse sythat e mëposhtëm janë çliruar nga veprimi pengues i majës, dhe japin lastarë te fuqishëm jo prodhues. Kur nuk behet shkurtimi, por vetëm heqja nga baza e një lastari atëherë lastari qe mbetet do te japë ne majë një lastar te fuqishëm dhe disa lastarë te dobët ne baze, qe kthehen ne frutore, duke shpejtuar ne këtë mënyrë hyrjen e degëzës ne prodhim. Ne figurën 1 paraqiten lastarë me rritje mesatare. Tek lastarët e fuqishëm  mos shkurtimi çon ne zhveshjen e përshpejtuar të degëve  drejt bazës. Ata japin ne maje lastarë te fuqishëm, me poshtë lastarë te dobët prodhues, ndërkohë që pranë bazës  sythat nuk çelin dhe lastari gradualisht zhvishet.

Fig.1. Ndikimi i shkurtimeve dhe rrallimeve ne fuqine e rritjes (1. shkurtim i lastareve, 2. rrallim i lastareve).

Ne figurën 2  duket se si ndikon masa e prerjes  ne fuqinë e lastarëve  te dale nga sythat e mbetur si dhe ne mundësinë e transformimit te tyre ne  sytha apo degëza prodhuese. Konkretisht;

  1. Paraqit shpërndarjen e rezervave ushqimore ne gjatësi te lastarit ne fund te qetësisë.
  2. Dege e pakrasitur, sythat  e bazës deri ne mes nuk kane çelur, lastarët e mësipërm janë te dobët dhe  prodhues, kursecne majë ka lastarë te fuqishëm.  Ne pjesën e çelur janë përqendruar 70% e rezervave  ushqyese.
  3. Lastari është shkurtuar ne 1 Janar duke hequr 1/3e gjatësisë. Nuk kane çelur 2-3 sythat e bazës. Ne pjesën e çelur janë përqendruar 80% e rezervave ushqyese.
  4. Lastari është shkurtuar duke hequr 2/3 e gjatësisë. Ne pjesën e çelur janë përqendruar  90%  e rezervave  ushqimore.

 

Fig.2. Ndikimi i mases se prerjes ne fuqine e lastarit.

Varësia e fuqisë së rritjes së lastarit nga koha e krasitjes.

Lëndët ushqyese, ne periudha te caktuara te qetësisë  relative kane shpërndarje te ndryshme ne gjatësi së lastarëve. Siç shihet ne figurën 3 lendet ushqyese nga Janari ne Prill vijnë duke u shtuar, nga baza ne majën e lastarit. Si pasoje edhe fuqia e rritjes se lastarit do te jete aq me e vogël sa me vone te behet krasitja dimërore, pa ndikuar ne veshjen e tij ne bazë.

Fig. 3. Ndikimi i kohes se krasitjes ne fuqine e rritjes (F1 - 10 Janar është larguar vetëm 10% e lëndëve rezervë, F2 -10 Shkurt është larguar 30% e lëndëve rezervë, F3 - 10 Mars është larguar 50% e lëndëve rezervë, F4 -10 Mars është larguar 70% e lëndëve rezervë).

Ndikimi i pozicionit të degëzës në fuqinë e lastarëve.

Në qoftë se degëza ka pozicion pothuaj vertikal, do të kemi rritje te fuqishme te lastarit qe del nga sythi i  majës dhe rritje me te dobët te lastarëve qe dalin pranë bazës. Këtë veçori e shfrytëzojmë ne krasitjen formuese për te formuar shpejt degët skeletore. Përkundrazi, në krasitjen prodhuese, duke prere sythin e majës ose duke e përkulur degëzën,  u japim me tepër fuqi dhe jete sythave te bazës, duke ruajtur ata qe janë prodhues dhe duke provokuar daljen e degëzave prodhuese nga degëzat drunore qe ndodhen pranë bazës (fig.4).

Ndikimi i pozicionit te lastarit ne fuqine e rritjes (E, E1,E2, E3 tregojnë se si duke e përkulur lastarin nga pozicioni vertikal ne oblik, horizontal dhe te varur shtohet përqendrimi i lendeve rezerve ne baze dhe si pasoje edhe masa e shpërthimit të sytheve. E4 tregon se ne kulmin e harkut te krijuar nga përkulja, gjendet rreth 70% e lëndëve rezervë dhe për pasojë, pikërisht atje formohen lastarëve të fuqishëm).

Ne rastin kur degëza ka pozicion oblik (45grade ) lastarët qe dalin deri ne 1/3 e gjatësisë së degëzës  janë te fuqishëm, poshtë tyre formohen degë prodhuese, ndërkohë që ne baze sythat nuk çelin. Kjo veçori shfrytëzohet për te formuar degët skeletore.  Ne krasitjet prodhuese ne pozicione te tilla, ne shume raste bëjmë vetëm rrallime dhe i leme degëzat qe te kthehen ne prodhuese.

Kur degëza ka pozicion horizontal, ne të gjithë gjatësinë e saj formohen lastarë pothuajse te barabartë, qe ne te shumtën e rasteve janë prodhues. Kjo veçori shfrytëzohet ne krasitjet e detyruara për ti detyruar pemët të hyjnë shpejt ne prodhim.

Kur degëza ka pozicion te përkulur kemi rritje te madhe te lastarëve te bazës. Kjo është karakteristike tek ulliri dhe agrumet, ku nga pesha e prodhimit dega përkulet dhe ne vendin e përkuljes dalin lastarë te fuqishëm. Lastarë te tille hiqen ne rastin kur degëza e  përkulur është e re dhe në prodhimtari aktive, ose lihen për  te zëvendësuar degëzën prodhuese.

Bazuar në ligjësitë e mësipërme behet rregullimi i fuqisë se rritjes se lastarëve për formimin e  degëve skeletore dhe përshpejtimin e futjes së pemëve në prodhim nëpërmjet krasitjes prodhuese.

Nder dy lastarë fqinj, ai qe ka pozicion me vertikal rritet  me fuqishëm. Për te ekuilibruar rritjen e tyre ne krijimin e degëve skeletore, lastarin që ka dalë me kënd me te vogël (me te fuqishmin) e shkurtojmë me tepër se tjetrin ose e përkulim, ndërkohë që lastarin me rritje më të dobët e drejtojmë. Gjate krasitjes verore ekuilibrojmë rritjen midis dy lastarëve duke bere këputjen e majës se lastarit më te fuqishëm.  Ky operacion vonon për  rreth 14 dite rritjen e lastarit te pincuar, duke ndihmuar rritjen e lastarit fqinj dhe njëkohësisht ndihmon në diferencimin lulor te sythave qe ndodhen me poshtë.

Rregullimi i fiqise se rritjes me ane te perkuljeve te lastareve.

 

Varësia e fuqisë së rritjes nga pozicioni i lastarit në kurore dhe në degë.

Lastarët qe ndodhen ne pjesët e sipërme të kurorës  ose të  degës, kane tendence te rriten me fuqishëm duke dobësuar pjesët e poshtme te kurorës apo lastarit. Kjo shfrytëzohet ne krasitjet formuese për te vendosur ekuilibër midis kateve te ndryshme te kurorës. Degët e rendit me te larte priten me tepër se ato të rendit të mëposhtëm. Ne këtë rast krasitjet nga maja e pemës drejt bazës vijnë duke u lehtësuar. Po kështu dhe nga maja e degës drejt bazës së saj. Ne krasitjen prodhuese duhet te kemi parasysh, qe sa me lart te ndodhet një degë në kurore, aq më tepër e ngarkojmë atë me degëza prodhuese. E kundërta ndodh me degëzat vegjetative gjate formimit te kurorës apo e vazhduesve te degëve skeletore. Ato te katit të mësipërm lihen më të shkurtra se ato te më poshtmet. Kur një degëz drunore duam te kthejmë në prodhuese dhe ajo nuk ndodhet ne afërsi te vazhduesit,  degëzat e mësipërme i leme më të gjata për ti  ngarkuar me me tepër sytha apo degëza prodhuese.

Pozicioni i sythit në kurore dhe fuqia e rritjes së lastarit që del prej tij.

Lastarët që dalin nga sythat e jashtëm të kurorës kane rritje më të fuqishme se ata qe zhvillohen nga sythat e brendshëm. Kjo veçori shfrytëzohet për te hapur kurorën nga brenda qe të dritëzohet më mire, si dhe për të shpejtuar formimin e kurorës.

Lastarët qe dalin nga pjesa e sipërme e degës zhvillohen me tepër se ata qe dalin nga pjesa e poshtme. Kjo vërehet ne krasitjet mbi dru shume vjeçar, ku ne disa raste shpërthejnë vetëm sythat e fjetur qe ndodhen ne pjesën e sipërme te degës (agrumet).  Një veçori e tillë mbahet  parasysh edhe ne krasitjet ripërtëritëse kur duam te parashikojmë vendin e daljes se degëve skeletore.