phto0036 insect-liriomyza-huidobrensis pink-lady-3 OLYMPUS DIGITAL CAMERA physiological-burnd-heads coratina virus-zymv halkidiki-olive Liriomyza bryoniae 1 Feeding marks (3264 x 2448) Lycopersicon lycopersicum gala
fotografite

Parime të përgjithshme të të ushqyerit të perimeve në serra.

 

Kërkesat e bimëve për elementë ushqyes, dozat dhe intensiteti i asimilimit, përcaktohen eksperimentalisht për çdo specie dhe mundësisht kultivar, në kushte sa më të afërta me ato të kultivimit në fushë të hapur. Këto të dhëna mund të jenë të mjaftueshme, për të përcaktuar sasinë e elementëve ushqyes që u duhet dhënë bimëve nëpërmjet plehërimit, në kushte ideale. Me kushte ideale supozohet një situatë ku nuk ekziston mundësia e reaksioneve midis elementëve të ndryshëm ushqyes, apo e fiksimit të ujit nga substrati i rritjes, kështu që bimët mund të absorbojnë të gjithë sasinë e elementëve të ofruar nëpërmjet plehërimit.

Ritmi mesatar i tërheqjes së elementëve të ndryshëm ushqyes nga bimët, ndryshon mjaft në varësi nga kushtet e mjedisit, por sidoqoftë është i kushtëzuar nga faza fenologjike e zhvillimit të tyre. Intensiteti i asimilimit të lëndëve ushqyes nga bimët, nëpërmjet vlerësimit të përmbajtjes së elementëve të ndryshëm ushqyes në gjethet e bimëve, mund shërbejë si mjet mjaft i mirë diagnostikues. Ndonëse analiza gjethore vlen më tepër si një tregues i vlerësimit të rritjes  së bimëve në një moment të përcaktuar, se sa i prodhimit të ardhshëm të saj, ajo është metoda më e përshtatshme e përcaktimit të mungesës së elementëve të ndryshëm ushqyes në bimë. Analiza gjethore e bimëve bazohet në përcaktimin e të ashtuquajturit “përqendrim kritik” i një elementi të caktuar, i cili i korrespondon asaj sasie të elementit përkatës në bimë, që siguron një prodhim përfundimtar sa  95% e prodhimit maksimal të mundshëm të bimëve. Vlerat e përqendrimit kritik për bimë të ndryshme janë gjetur eksperimentalisht nga autorë të ndryshëm dhe mund të adaptohen në kushtet të tjera konkrete tokësore dhe klimatike.

Mungesa e elementëve të ndryshëm ushqyes në indet e bimëve mund të identifikohet edhe nëpërmjet shfaqjes së simptomave të ndryshme të mungesës ose të tepricës së tyre. Ky vlerësim kërkon njohje të mirë të karakteristikave përkatëse dhe eksperiencë të gjatë praktike, për arsye se shpesh mungesa të ndryshme, apo shkaqe të ndryshme paraqiten me simptoma të ngjashme. Megjithatë, në raste të tilla dëmi që mund të ndodhë nga mungesa ose teprica e një elementi të caktuar deri në momentin e shfaqjes së simptomave të jashtme mund të jetë i pakorrigjueshëm.

Në praktiken e të ushqyerit të bimëve në mjedise të mbrojtura është e rëndësishme të bëhet dallimi midis  çrregullimeve te shkaktuara nga patogjenet dhe çrregullimeve te shkaktuara nga mungesa ose teprica e elementeve të caktuar ushqyes për bimët. Të ashtuquajturat çrregullime ushqimore mund të shkaktohen nga;

  1. mungesa absolute e një elementi ushqyes ne mjedisin e rritjes.
  2. mungesa e induktuar e elementeve ushqyes ne mjedisin e rritjes.
  3. teprica absolute e elementeve të caktuar ushqyes ne mjedisin e rritjes.
  4. teprica e induktuar e elementeve ushqyes ne mjedisin e rritjes.

Mungesa absolute ndodh kur përqendrimi i një elementi të caktuar në mjedisin e rritjes është kaq i ulet sa që edhe kur sasia totale e atij elementit është tërësisht në forma të asimilueshme, kërkesat e bimës nuk plotësohen.

Mungesa e induktuar ndodh kur në tokë dhe në bimë, një nivel i larte i disponueshmerisë së një elementi, bën që disponueshmëria apo përvetueshmëria e një elementi tjetër  te ulet së tepërmi. Për fenomene të tilla përdoret termi “antagonizëm”. Efekti antagonist mund të shfaqet; në tokë, në rizosferë dhe në bime. Kështu p.sh.

  • Nivele te larta te CaCO3 te lire ne toke, mund te bëjnë qe pH i tokës te ngrihet atë nivel në të cilin tretshmëria e magnezit bëhet kaq e vogël sa që bima nuk mund të thithë një sasi te mjaftueshme magnezi nga tretësira tokësore.
  • Përqendrimi i potasit ne solucionin tokësor behet kaq i larte sa qe numri i joneve te magnezit të lidhura në kompleksin koloidal të tokës është kaq i lartë  sa që sasia e joneve të lira në dispozicion të bimëve bëhet tepër e vogël.
  • Përqendrimi i larte i joneve te caktuara brenda bimëve mund te pengoje funksionimin normal te joneve te tjera brenda saj. Për shembull, është zbuluar se niveli i larte i bikarbonateve në bimë, pengon funksionin normal te hekurit ne bime. Si rezultat, pavarësisht se ne indet e bimës ka hekur te mjaftueshëm, bima shfaq simptomat e mungesës se hekurit.

Teprica absolute ndodh kur përqendrimi i një elementi si ne tretësirën tokësore, ashtu edhe ne indet e bimës behet kaq i larte sa qe shëndeti i bimës dëmtohet seriozisht. Dëmtimet mund të shkaktohen nga;

  • efekte osmotike;
  • efekte specifike te joneve;
  • përqendrimi i larte i kripërave, p.sh. kloruri i natriumit ne toke, mund te lidhin kaq shume ujë në toke sa qe vlera osmotike e solucionit tokësor do te behet me e larte se ne lëngun qelizor. Rezultati do te jete tharje fiziologjike e bimëve.
  • toleranca e ulët e bimëve për disa jone te caktuara. Te ashtuquajturat elemente gjurme, i nevojiten bimës ne sasi shume te ulet dhe bëhen toksikë ne përqendrime vetëm pak me te larta se ai normal. Mekanizmi i veprimit të toksicitetit është shpesh i panjohur, por bllokimi i sistemeve enzimatike është paraqitur shpesh si një nga shkaqet kryesore të dëmtimeve në bimë.

Tretshmëria e shume elementeve ne solucionin tokësor është e varur nga pH. Për një numër të madh elementësh  tretshmëria rritet shume kur pH bie nen nivelin 4. Kur ndodh kjo, sasia e këtyre elementeve qe thithen nga bimët behet kaq e madhe sa qe çon në helmimin  e tyre.

nuk ka komente.