Krasitja afruese apo ricikluese.

 

Kur pema ka formuar plotësisht kurorën, dhe ka hyre ne prodhim te plote, fillon te zvogëlohet rritja e vegjetative e lastarëve skajor, te dobësohen degëzat prodhuese dhe prodhimi te largohet drejt majave, duke zhveshur degët ne brendësi dhe duke larguar degëzat prodhuese  dhe vetë prodhimin nga baza. Për te ripërtërirë vazhduesit e  degëve skeletore dhe te degëzave prodhuese behet krasitja ricikluese ose afruese qe ka për qellim shkurtimin e vazhduesve mbi pjesët mbi tre vjeçare si dhe rrallimin dhe afrimin e degëzave komplekse(te shkurtera dhe torbeste).

Krasitja  ripërtëritëse e degës se fundit skajore.

Dega e fundit (skajore) mbasi ka prodhuar, në dimrin e ardhshëm pritet 3 cm larg bazës, ose mbi degën e pare prodhuese apo vegjetative. Dega drunore qe ekziston apo del aty, përsërit ciklin duke e trajtuar si ne krasitjen skajore.

 

 

Prerja  e degës mbi dru disa  vjeçar.

Pas disa vitesh vërejmë se rritja vjetore e vazhduesit është dobësuar,  degëzat frutore qe vijnë drejt bazës janë dendësuar dhe janë dobësuar. Ne këtë kohe bëjmë afrimin e kurorës duke hequr vazhduesin mbi pjesët shume vjeçare.  Vazhduesit shkurtohet   mbi drurin 4- 5 dhe gjashte vjeçar. Një prerje e tille do ti japin mundësi  ripërtëritjes se degës ne pjesën e prere dhe shëndetësimin e degëzave prodhuese  qe ndodhen poshtë vendit te prere.

Ripërtëritja e degëve prodhuese.

Degëzat prodhuese  mbas disa vjetësh,dobësohen dhe dendësohen duke formuar shume degëza te shkurtra, mbi degëza torbeste.  Ne këtë rast është i vështire transformimi i  sythave skajor ne prodhues. Me ane te rrallimit, leme aq sytha sa pema ka mundësi te furnizoje dhe te japë  prodhim normal . Zakonisht, dega ka prodhim te mirë kur përbehet nga jo me shume se 4 degëza te shkurtra.