starking dscn2557 phytoseiulus-persimilis frantoio dscn2555 virus-zymv insect-trips leccino mandarin-satsuma tetranychus-urticae
fotografite

Krasitja ripërtëritëse e mollës dhe dardhës.

 

Pas shumë vitesh prodhimi, për shkak edhe te mos krasitjes së përvitshme dhe te rregullt, pemët frutore bëhen gjithmonë dhe më pak prodhuese.

Në rastin e formave të lira, kurora humbet ekuilibrin; pjesët e sipërme të saj mbushen me degë të fuqishme dhe thithakë, ndërsa pjesët e mëposhtme zhvishen. Për rrjedhojë, pema prodhon vetëm ne skajet e degëve.

Në format e detyruara dhe gjysmë të lira (kupore, piramidale, palmet, spindle bush etj) degëzat prodhuese te përhershme zgjaten shumë, duke u larguar nga baza, formojnë shume degëza torbeste, me kënde të shumta që pengojnë qarkullimin e lirë të limfës ne sythat skajore, duke penguar diferencimin e tyre në sytha lulorë.

Për të korrigjuar këto probleme është e domosdoshme që pemët tu nënshtrohen krasitjeve ripërtëritëse.

 Ripërtëritja e kurorave te formave të lira realizohet sipas procedurës që vijon;

  1. Largimi i pothuajse gjysmës se degëve skeletore, duke hequr ato që ndodhen ne pozicione te papërshtatshme, ose janë të thata,të thyera etj.
  2. Shkurtimi i degëve te mbetura deri ne gjysmën e gjatësisë  se tyre, duke ruajtur formën fillestare. Si rregull degët e sipërme  shkurtohen më shumë se ato që janë vendosur poshtë tyre (fig.1).
  3. Gjate  vegjetacionit hiqen lastarët qe kane dale në pozicione të papërshtatshme duke u dhënë mundësi degëve te tjera të rriten lirshëm.
  4. Ne dimrin  e ardhshëm bëhet krasitja përfundimtare duke hequr degëzat e panevojshme dhe duke krasitur ato që do të formojnë skeletin (bëhet shkurtimi i degëve më të gjata për të ekuilibruar degët skeletore, duke i prere ato me syth nga jashtë, anësorë apo nga brenda  sipas drejtimit që duam t’i japim degës.

 

Krasitja riperteritese ne format e lira te kurorave.

nuk ka komente.