pasive-heating dscn1648 phytoseiulus-persimilis phto0017 gala virus-zymv1 liriomyza-trifolii-galeri dscn2533 redchief_14eylul2 delbar-estivale
fotografite

Prodhimi industrial i fidanëve perimorë.

Prodhimi industrial i fidanëve ka avantazhe të konsiderueshme krahasuar me format e tjera të kultivimit (fidanët me rrënjë të zhveshura, ose te prodhuar ne kubiket tradicionale). Ky sistem bazohet në shfrytëzimin e lëndëve të para të përpunuara industrialisht, shkallën e lartë të mekanizimit të proceseve të prodhimit dhe nivelin e lartë të automatizimit të . . . → Lexo me teper: → Prodhimi industrial i fidanëve perimorë.

Prodhimi i fidanëve të shartuar në shalqi.

Prodhimi i shalqinit në tunele të përkohshme realizohet nëpërmjet përgatitjes paraprake të fidanëve.  Kjo është mënyra më e mirë për të rritur rendimentin e bimëve dhe në mënyrë të veçantë sasinë e frutave të hershëm të tregtueshëm. Në varësi nga mënyra e prodhimit të tyre fidanët mund të klasifikohen si të zakonshëm dhe të . . . → Lexo me teper: → Prodhimi i fidanëve të shartuar në shalqi.

Çrregullimet e mundshme gjatë prodhimit të fidanëve perimorë dhe masat për korrigjimet e tyre.

Simptomat Pamja e jashtme Shkaqet e mundshme Mënyra e korrigjimit  Tejzgjatje e fidanëve     Hijezimi, mot i vrenjtur, mbidoza uji dhe frekuencë e lartë e ujitjeve, temperatura të larta.  Siguroni maksimumin e ndriçimit diellor, reduktoni temperaturat e ajrit, rrisni koeficientin e ajrimit të serrës dhe zvogëloni temperaturat gjatë natës, mundësoni vlera të vogla . . . → Lexo me teper: → Çrregullimet e mundshme gjatë prodhimit të fidanëve perimorë dhe masat për korrigjimet e tyre.

Torfa, kategoritë e torfave dhe shfrytëzimi i tyre si substrate për prodhimin e fidanëve.

Shfrytëzimi i torfës si substrat për prodhimin e bimëve, është rekomanduar që në fillimet e shekullit të 18-të. Që nga fillimi i shekullit të 19-të, torfa ka qenë subjekt studimesh për botanistët, kimistët, mikrobiologët dhe shkencëtarë të tjerë.

Torfa formohet nga dekompozimi i pjesshëm i bimëve, përfshirë sasën (zhavarinën), barishtet dhe myshqet, në temperatura . . . → Lexo me teper: → Torfa, kategoritë e torfave dhe shfrytëzimi i tyre si substrate për prodhimin e fidanëve.

Kalbëzimi i fidanëve të perimeve (Pithium spp.)

 

Shenjat e sëmundjes.

Midis organizmave kërpudhore përgjegjës për kalbëzimin e fidanave në shtretër, me rëndësi parësore konsiderohen ato të gjinisë Pithium, si P. debarianum dhe P. ultimum, prekjet e të cilëve shkaktojnë një “shtrëngim” dhe hollim të qafës së kërcellit si dhe kalbëzimin e rrënjëve të bimëve. Infeksione të tilla verifikohen si në . . . → Lexo me teper: → Kalbëzimi i fidanëve të perimeve (Pithium spp.)

Kalbëzimi i rrënjëve (Thielaviopsis basicola).

 

Shenjat e sëmundjes.

Sëmundja prek aparatin rrënjor të shumë bimëve perimore; solanore,  kungullore, bishtajore, etj. Prekjet vërehen me frekuencë më të lartë në fidanët perimorë, në mjediset e prodhimit të tyre, por nuk përjashtohen nga dëmtimet edhe bimët e rritura në fushë. Simptomat tipike të kësaj fitopatie vërehen tek sistemi rrënjor në formë . . . → Lexo me teper: → Kalbëzimi i rrënjëve (Thielaviopsis basicola).

Prodhimi i fidanëve të shartuar të agrumeve.

 

Koha e shartimit.

 Shartimi i agrumeve bëhet  në vjeshtë dhe në pranverë.  Në këtë kohë, filizat e nënshartesës duhet të kenë trashësinë 7-10 mm (sa trashësia e një lapsi) dhe rritje uniforme. 2-3 javë përpara shartimit bëhet  pastrim i filizit në lartësinë deri 15 cm nga toka. Kur filizat përgatiten në mënyrë . . . → Lexo me teper: → Prodhimi i fidanëve të shartuar të agrumeve.

Prodhimi dhe përgatitja për shartim e nënshartesave të agrumeve.

 

Fidanishtja frutore është vendi ku përgatiten  nënshartesa dhe fidanët e agrumeve apo edhe drufrutorëve të tjerë. Nënshartesat e agrumeve   mund të prodhohet në mënyra të ndryshme; nëpërmjet shumëzimit me farë, me copa të gjelbra vegjetative, ose sytha dhe  meristema në laboratorët e prodhimit in vitro. Farat dhe copat vegjetative për prodhimin e nënshartesave . . . → Lexo me teper: → Prodhimi dhe përgatitja për shartim e nënshartesave të agrumeve.

Teknologjia e prodhimit të nënshartesave vegjetative të mollës.

Mënyra e zakonshme e prodhimit të nënshartesës vegjetative është e ashtuquajtura “me përpajnë vertikale”,  të cilat përftohen nga bimët “mëmë” të certifikuara. Prodhimi i tyre kalon nëpër disa etapa.

Përgatitja e parcelës “mëmë” të nënshartesave. Përgatitjes paraprake të parcelës ku do të bëhet prodhimi i nënshartesave vegjetative i kushtohet kujdes i veçantë.  Teknikisht kërkohet . . . → Lexo me teper: → Teknologjia e prodhimit të nënshartesave vegjetative të mollës.