dscn2533 image024 starking aphidoletes-aphidimyza-larva phto0001 granny_smith_1ekim phto0038 physiological-burnd-heads phto0005 fuji_14ekim
fotografite

Nënshartesat kryesore të agrumeve.

 

Nënshartesat tradicionale të agrumeve janë dy; nerënxa (Citrus aurantium L) dhe trigjethëshi  (Poncirus trifoliata Raff.).  Vitet e fundit kanë hyrë në treg edhe specie të tjera nënshartesash.

 

Trigjethëshi (Poncirus Trifogliata Raf).

Është nënshartesa më e vjetër në botë me origjinë nga Kina dhe Japonia dhe konsiderohet nënshartesa bazë për zonat me temperaturë . . . → Lexo me teper: → Nënshartesat kryesore të agrumeve.

Mbrojtja agrumeve dhe bimëve të tjera subtropikale nga ngricat.

 

Llojet e ngricave.  

Dëmtimi i bimëve për shkak të zbritjes së temperaturave të ajrit nën zero gradë Celsius njihet si dëmtim nga ngricat.  Natyrisht, që bimët mund të dëmtohen edhe nga temperaturat e ulta, mbi zero gradë Celsius (këto lloj dëmtimesh quhen “dëmtime nga temperatura e ulëta”, por këto nuk do të . . . → Lexo me teper: → Mbrojtja agrumeve dhe bimëve të tjera subtropikale nga ngricat.

Psoroza e agrumeve (Citrus psorosis virus).

Psoroza është një sëmundje që emrin e merr nga greqishtja “psora” (=kromë) dhe që gjendet e përhapur kudo, me një shkallë të lartë përhapje.

 

Shenjat e sëmundjes.

Në bimët e ndjeshme, simptoma më karakteristike shfaqet me ndryshimet e lëvores së trungut dhe të degëve. Në sipërfaqe të tyre vihen re pjesë të vogla . . . → Lexo me teper: → Psoroza e agrumeve (Citrus psorosis virus).

Tristecia e agrumeve (Citrus Tristeza Virus).

Tristeca është sëmundja virusale më e rrezikshme e agrumeve në botë, duke prekur rëndë pjesën më të madhe të specieve të kultivuara.

 

Shenjat e sëmundjes.

Simptomat patologjike ndryshojnë shumë në vartësi të shkallës së virulencës të shtameve të ndryshme të patogjenit dhe akoma më shumë në funksion të species bimore. Emri i tristecës . . . → Lexo me teper: → Tristecia e agrumeve (Citrus Tristeza Virus).

Bakterioza e agrumeve (Pseudomonas syringae pv. Syringae).

Kjo sëmundje është gjithmonë e pranishme në formë endemike, më shumë në fidanishte dhe në agrumishtet e reja të ngritura në zona që rrihen nga era. Sëmundja kthehet në epidemike kur ka dimra të ftohtë dhe me shira.

 

Shenjat e sëmundjes.

Kjo sëmundje shkakton dy kategori lezionesh: mbi organet vegjetative dhe mbi fruta. . . . → Lexo me teper: → Bakterioza e agrumeve (Pseudomonas syringae pv. Syringae).

Malseko e agrumeve (Deuterophoma (Phoma ) tracheiphila).

 

Është një sëmundje që, duke patur mundësi të zhvillohet në të gjitha speciet e kultivuara të gjinisë Citrus, tërheq vëmendjen e prodhuesve për dëmet e mëdha që shkakton në kultivimin e limonit dhe cedrit. Kjo sëmundje është e pranishme në pjesën më të madhe të vendeve të Mesdheut, me shkallë të lartë rrezikshmërie.

. . . → Lexo me teper: → Malseko e agrumeve (Deuterophoma (Phoma ) tracheiphila).

Prodhimi i fidanëve të shartuar të agrumeve.

 

Koha e shartimit.

 Shartimi i agrumeve bëhet  në vjeshtë dhe në pranverë.  Në këtë kohë, filizat e nënshartesës duhet të kenë trashësinë 7-10 mm (sa trashësia e një lapsi) dhe rritje uniforme. 2-3 javë përpara shartimit bëhet  pastrim i filizit në lartësinë deri 15 cm nga toka. Kur filizat përgatiten në mënyrë . . . → Lexo me teper: → Prodhimi i fidanëve të shartuar të agrumeve.

Prodhimi dhe përgatitja për shartim e nënshartesave të agrumeve.

 

Fidanishtja frutore është vendi ku përgatiten  nënshartesa dhe fidanët e agrumeve apo edhe drufrutorëve të tjerë. Nënshartesat e agrumeve   mund të prodhohet në mënyra të ndryshme; nëpërmjet shumëzimit me farë, me copa të gjelbra vegjetative, ose sytha dhe  meristema në laboratorët e prodhimit in vitro. Farat dhe copat vegjetative për prodhimin e nënshartesave . . . → Lexo me teper: → Prodhimi dhe përgatitja për shartim e nënshartesave të agrumeve.

Çrregullimet fiziologjike të agrumeve për shkak të tepricës së mikroelementëve.

 

Disa mikroelementë janë të dëmshëm për agrumet kur gjenden me tepricë në tokë. Kjo vlen sidomos për klorin, natriumin, borin dhe manganin.

Agrumet janë të ndjeshëm ndaj përqendrimeve të larta të kripës së gjellës (klorurit të natriumit) që gjendet në tokë apo në ujin e përdorur për ujitje. Toksiciteti nga kripa shkakton kloroza . . . → Lexo me teper: → Çrregullimet fiziologjike të agrumeve për shkak të tepricës së mikroelementëve.

Çrregullimet fiziologjike të agrumeve për shkak të mungesës së mikroelementëve.

 

Në agrume mund të shfaqen mungesa të mikroelementeve të ndryshëm, por më të zakonshme janë mungesat e zingut (Zn) dhe manganit (Mn). Mungesa e këtyre mikroelementeve vërehet si në tokat acide ashtu edhe në toka alkaline.

 

Mungesa e zinkut, e përshkruar si simptoma e “gjethes së vogël”, “gjethes me njolla”, apo “rozetës . . . → Lexo me teper: → Çrregullimet fiziologjike të agrumeve për shkak të mungesës së mikroelementëve.