gala-2 kalb-majes-frutave whitefly dscn2533 frantoio pht10005 ujitja fungi-pseudoperonospora-cubensis insect-leafminer2 physiological-cold-stripes2
fotografite

Krasitja afruese apo ricikluese.

 

Kur pema ka formuar plotësisht kurorën, dhe ka hyre ne prodhim te plote, fillon te zvogëlohet rritja e vegjetative e lastarëve skajor, te dobësohen degëzat prodhuese dhe prodhimi te largohet drejt majave, duke zhveshur degët ne brendësi dhe duke larguar degëzat prodhuese  dhe vetë prodhimin nga baza. Për te ripërtërirë vazhduesit e  degëve . . . → Lexo me teper: → Krasitja afruese apo ricikluese.

Ndikimi i krasitjeve mbi pemët.

 

Gjate krasitjes ndërhyjmë në pemë duke shkurtuar dhe/ose rralluar degëzat e tyre. Shkurtimi i degëzave dhe lastarëve, konsiston ne prerjen e degëzës apo lastarit deri 1/3 – 2/3  gjatësisë së tyre, apo me pak deri ne heqjen vetëm te majës. Pra, praktikisht  kemi të bëjmë me prerje te rënda, te mesme dhe të . . . → Lexo me teper: → Ndikimi i krasitjeve mbi pemët.

Parime të përgjithshme të krasitjes prodhuese.

Ne krasitjes prodhuese çdo peme, bile dhe çdo dege e pemës paraqitet si një rast i veçante. Prandaj nuk ka receta qe te zbatoje krasitësi. Megjithatë duke u nisur nga ligjet e rritjes dhe zhvillimit te pemës, nga reagimet qe ka pema ndaj prerjeve, përkuljeve, rrallimit te frutave etj,  formohen disa rregulla rutine apo . . . → Lexo me teper: → Parime të përgjithshme të krasitjes prodhuese.

Mënyra dhe organet e frutifikimit në pemët frutore farore.

Para se te filloje te krasite, përveç njohurive për ligjësitë e përgjithshme të krasitjes, krasitësi  duhet te dalloje mire;

cilat janë degëzat qe prodhojnë  dhe cilat janë ato qe nuk prodhojnë, si formohen degëzat prodhuese dhe ku ndodhen sythat vegjetative dhe frutore ne degëz, cilat degëza duhet larguar, cilat dhe sa duhen  shkurtuar, cilat . . . → Lexo me teper: → Mënyra dhe organet e frutifikimit në pemët frutore farore.

Kultivimi i luleshtrydhes (dredhëzës)

Përgatitja e tokës dhe mbjellja e fidanëve

Luleshtydhja (dredhëza) për shkak te vecorive te saj biologjike ka kërkesa te mëdha për parapërgatitjen e tokës. Tokat më të përshtatshme janë ato humusore dhe aluvionale. Për tu siguruar që toka është e përshtatshme, paraprakisht duhet të bëhen analizat kimike të tokës në mënyrë që të . . . → Lexo me teper: → Kultivimi i luleshtrydhes (dredhëzës)

Shartimi i kiwit

Kiwi është bimë kacavjerrëse, shumëvjeçare dhe shumica e specieve  janë bimë gjetherënëse. Speciet e kultivuara, kryesisht Aktinidia deliciosa dhe Aktinidia chinensis janë gjetherënëse dhe me zhvillim të fuqishëm vegjetativ vjetor. Në gjininë Aktinidia bëjnë pjesë edhe specie që kultivohen si bimë zbukuruese.

Shtimi i kiwit mund të realizohet me disa mënyra; me farë, me . . . → Lexo me teper: → Shartimi i kiwit

Ekuilibri fiziologjik i pemëve.

Pemët thithin ujin dhe kripërat minerale nga toka dhe i transportojnë ne gjethe ku përpunohen në lëndë organike, e cila më pas qarkullon në pjesët e tjera te trupit  dhe depozitohet si lëndë rezerve në pjesët shumëvjeçare të bimëve.

Pemët kanë tendence qe te arrije një ekuilibër te caktuar midis sasisë se lendeve te . . . → Lexo me teper: → Ekuilibri fiziologjik i pemëve.

Përgatitja e tokës për mbjelljen e pemëtoreve.

Mbjelljes  së pemtoreve, qofshin ato tradicionale, apo intensive, i paraprijnë një sërë shërbimesh që kanë për qëllim ta shndërrojnë tokën e zgjedhur për ngritjen e pemtores në një mjedis të përshtatshëm për rritjen e shpejtë dhe të shëndetshme të bimëve të reja. Këto shërbime, qëllimi dhe mënyra e kryerjes së tyre përshkruhen  mëposhtë.

 

. . . → Lexo me teper: → Përgatitja e tokës për mbjelljen e pemëtoreve.

Dominimi i majës së rritjes (polariteti).

 

Në  aftësinë e sythave për te çelur dhe ne fuqinë e rritjes  se lastarëve te dale prej tyre  veçoritë morfogjenetike te bimës luajnë një rol të rëndësishëm.  Ky ndikim shprehet në ligjësinë e dominimit te sythit te majës apo siç quhet ndryshe polaritetin. Sipas këtij ligji sythi i majës ne një degëz ka . . . → Lexo me teper: → Dominimi i majës së rritjes (polariteti).

Kurorat e detyruara në pemët frutore farore.

 

Këto kurora quhen të detyruara, sepse drejtimi i degëve te para skeletore bëhet duke i drejtuar në mbështetës, ndryshe nga format e tjera  ku degët mbahen  të lira.

Midis formave të  detyruara veçohen kordonët që përdoren kryesisht tek hardhia, dhe palmetat që përdoren tek pemët frutore me rritje te dobët, ose të shartuara . . . → Lexo me teper: → Kurorat e detyruara në pemët frutore farore.